12 arsyet përse po vuani nga kapsllëku

12 arsyet përse po vuani nga kapsllëku

Le ta pranojmë: Kapsllëku është i tmerrshëm – dhimbja, fryrja e barkut, mungesa e oreksit.

Fatmirësisht, nuk jeni të vetmit. Rreth 16% e të rriturve kanë simptoma të kapsllëkut, dhe gratë janë më të rrezikuara se burrat.

Kapsllëku zhvillohet kur keni vështirësi në jashtëqitje ose nuk dilni jashtë për më shumë se 3 ditë. Ja cilat janë disa nga arsyet përse keni probleme me jashtëqitjen!

Shfletoni galerinë…

Jeni me pushime

Kur shkon në një udhëtim, gjëja e fundit që do të mendosh është nëse ndryshimet në dietë do të ndërhyjnë në sistemin digjestiv. Por, ndodh. Kur shkon në një vend tjetër dhe konsumon gjëra me të cilat nuk je mësuar, do të kesh ndryshime në zakonet e jashtëqitjes.

Jeni shumë të mërzitur

Shumë pacientë zhvillojnë probleme me jashtëqitjen si pasojë e stresit. Kjo ndodh për shkak të sistemit nervor enterik (veçanërisht, sistemi nervor në zorrë që kontrollon sjelljet gastrointestinale).

Stresi ose pagjumësia mund të ndikojnë në sistemin nervor enterik, duke shkaktuar kështu probleme me jashtëqitjen.

Po mjekoheni me ilaçe

Nëse keni kryer operacion ose po mjekoheni me ilaçe, këto mund të jeni arsyet përse keni probleme me jashtëqitjen. Ilaçe si opiodët janë një ndër shkaqet kryesore të kapsllëkut.

Nuk po pini mjaftueshëm ujë

Hidratimi i mirë është shumë i rëndësishëm për lehtësimin e kapsllëkut. Uji në këtë rast është shumë i domosdoshëm, dhe nuk përfshihet kafja apo pijet e tjera të gazuara. Edhe pse mund të përmirësojnë jashtëqitjen, ato janë dehidratuese.

Tiroidja është jashtë kontrollit

Hipotiroidizmi, një gjendje shëndetësore ku gjëndra e tiroides nuk është aktive mjaftueshëm, është një ndër shkaqet e kapsllëkut tek njerëzit. Funksionimi i duhur i tiroides ndihmon në prodhimin e hormoneve që janë të lidhura me procese të ndryshme në trup, përfshirë edhe sistemin digjestiv. Nëse nivelet e këtyre hormoneve janë të ulëta, atëherë zorrët mund të dobësohen dhe ngadalësohet procesi i tretjes, duke shkaktuar kështu kapsllëk.

Jeni shtatzënë

Edhe pse shumë gra përjetojnë kapsllëk në fazat e  para të shtatzënisë, disa përballen me të përgjatë nëntë muajve. Ndryshimet hormonale dhe në dietë, plus edhe stresi mund të ndikojnë në zhvillimin e kapsllëkut.

Tek gratë shtatzëna nuk rekomandohet asnjë lloj mjekimi me preparate, çka do të thotë që e vetmja mënyrë që mund t’i vijmë në ndihmë në këtë rast, është modifikimi i dietës ushqimore.

Kini kujdes atë që hani. Ushqimi i përditshëm duhet të jetë i pasur më shumë fruta e perime.

Përdorni supë, ‘’gjellë më lugë’’, komposto molle e kumbulle. Një frut shumë i efektshëm në këtë rast është edhe kivi.

Gjithashtu, ushtrohuni, ecni dhe kushtoni vëmendje kur shkoni në tualet, shpëlahuni me ujë të ftohtë dhe dilni të paktën një herë në 24 orë.

Vuani nga një sëmundje kronike, si sindroma e zorrës së irrituar

Nëse kapsllëku është i vazhdueshëm dhe shoqërohet me dhimbje, bëni një vizitë tek gastroenterologu.  Mund të diagnostikoheni me një çrregullim të sistemit tretës si sindroma e zorrës së irrituar.

Keni ndaluar së stërvituri

Ka shumë njerëz që për një kohë të gjatë stërviten rregullisht, dhe kur ndalojnë së stërvituri zhvillojnë kapsllëk. Ndryshimet mund të ndikojnë në sisteme të ndryshme në trup, përfshirë edhe sistemin tretës.

Burimi: Prevention.com / Shendeti.com.al