Rtv Pendimi
auto lider
Samet Tours
Good life Restaurant
Vip Well
Mirësjellja - Edukata fetare Probleme shpirtërore & shoqërore

A I KE PARË TË PËRZGJEDHURIT?

Muslim Shop

Aspak s’dyshoj se pajtohesh me mua që të kapurit për fe dhe të përqendruarit në të, duhen të jenë kërkesa dhe nevoja e çdo të riut që Islamin e ka marrë për fe, mirëpo disa e shohin se nuk munden të arrijnë të bëhen të tillë, e në veçanti kur janë në periudhën e rinisë, dhe sidomos në këto kohë ku valëzojnë sprovat dhe gjërat që të fusin nëpër ndalesa.

Vëlla i dashur, në vazhdim po ta paraqes një pasqyrë të gjallë që ti e sheh për çdo mëngjes dhe mbrëmje.

Fjala është për disa të rinj të mirë. A nuk e sheh se ata garojnë mes vete për në xhami, kur të tjerët garojnë për në stadiume?!

Garojnë për në ligjërata fetare dhe ndeja me dijetarë, kur të tjerët ecin kuturu nëpër qendra tregtare. Në pjesën e fundit të natës qajnë para Allahut kur Ai zbret në qiellin e dynjasë, kurse të tjerët i gjen të zgjuar duke bërë mëkate. Ka prej tyre që kujdesen të mos bien në gjynahe të vogla, kur të tjerët bëjnë mëkate të mëdha dhe shkatërruese.

Unë jam i bindur se një numër të madh prej tyre e njeh, ndoshta mund të jetë shoku i klasës, apo ai që është i ulur përballë teje në stol, apo ai në lagjen ku jeton, apo mund të jetë i afërm yti, e ndoshta nganjëherë ndodh të jetë edhe vëllai yt i gjakut.

Ata janë njerëz sikurse ti, edhe ata kanë epshe dhe sfidohen me instinktet, ballafaqohen me sprova dhe dyert e saj hapen edhe para të ngjashmëve me ta.

Pse ata dalin fitimtarë me veten?!

Pse ata munden e ti nuk mundesh?

Pse ata fitojnë e ti humb?

Madje ndoshta ti je më i fortë se ndonjëri prej tyre në personalitet dhe më i mençur dhe më mendjemprehtë?! Ajo që i ndihmoi dhe që i bëri ata të dalin fitimtarë mundet edhe ty të të bëjë ashtu.

Pjesë nga libri ‘Dialog me një djalosh’ – Dr. Muhamed Ed-Duvejsh

Përktheu: Irfan JAHIU

Të ngjajshme

REALITETI I NJERËZVE GJATË FATKEQËSIVE

Irfan Jahiu

PËR T’I QETËSUAR SADOPAK ZEMRAT TONA TË PIKËLLUARA

Irfan Jahiu

KOHA NA BËRI TË NDRYSHOHEMI

Irfan Jahiu

NJERËZIT U SHËMBËLLEJNË SHENJAVE TË PIKËSIMIT

Irfan Jahiu

NËSE JE I TILLË, DIJE SE JE I MREKULLUESHËM

Irfan Jahiu

MOS E DETYRO ASKËND TË MBETET ME TY

Irfan Jahiu

LEXOJI PREJ MEJE ME VËMENDJE KËTO FJALË

Irfan Jahiu

KUPTIMI I DREJTË I KËRKIMIT TË FALJES

Kushtrim Guraj

KJO VLEN PËR TY

Kushtrim Guraj