A KE DIKË TJETËR POS ALLAHUT?!

Kur të të ngushtohet jeta, a ke dikë tjetër pos Allahut?!
Kur të të mbyllet çdo rrugë dhe të të ngushtohen punët, a ke dikë tjetër pos Allahut?!
Kur të të dobësohet fuqia e nuk të mbajnë këmbët, a ke dikë tjetër pos Allahut?!
Kur të të thahet loti dhe të të ngurtësohet zemra dhe memoria të të dobësohet, a ke dikë tjetër pos Allahut?!
Kur të të largohet dashuria dhe të të braktisin të afërmit dhe shokët, a ke dikë tjetër pos Allahut?!
Pasha Allahun nuk e ke askënd pos Allahut.
Përmende Atë që edhe Ai të të përmendë.
Allahu thotë: “Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t’ju kujtoj (me shpërblime)…” ( El-Bekare: 152)

Nga arabishtja: Irfan JAHIU