Rtv Pendimi
Good life Restaurant
auto lider
Shkenca dhe teknologjia

AirPod-ët e ri të Apple lansohen zyrtarisht, me bateri të përmirësuar dhe ngarkim ‘wireless’

Muslim Shop

Apple ka lansuar zyrtarisht gjeneratën e dytë të kufjeve AirPods.

Sa i përket dizajnit, AirPods do të duken shumë të ngjashme me paraardhësit e tyre.

Ka pasur zëra se mund të ketë një opsion të zi që mund të ofrohet, por duket se ato thashetheme nuk u bën realitet. Ndoshta Apple mund të ofrojë më shumë mundësi ngjyrash në një datë të mëvonshme, por për momentin ato do të vazhdojnë të ofrohen në të bardhë.

Kështu, ndërsa pamja e jashtme mund të jetë e vjetër, AirPods janë përmirësuar në brendësi. Një nga këto ndryshime përfshin një çip të ri H1 të dizajnuar nga Apple, i cili sipas kompanisë, është projektuar veçanërisht për kufjet.

Procesori pritet të ndihmojë ta bëjë produktin më të shpejtë, të shtoj jetën e baterisë dhe gjithashtu të përmirësoj “Hej Siri”.

AirPod-ët e parë përdorën procesorin W1, i cili ishte mjaft mbresëlënës, kështu që ne duhet të presim dhe të shohim punën e procesorit të ri.

AirPod-ët e ri kanë çmim prej $199 me pakon e ngarkimit pa tel, $159 me pakon e rregullt të ngarkimit dhe pako e pavarur e ngarkimit të telefonave do të shitet për 79 dollarë, dhe të gjitha mund të blihen nëpërmjet faqes së internetit të Apple. /Telegrafi/

Të ngjajshme

Rrjetet sociale nxisin depresion tek të rinjtë

Kushtrim Guraj

Google sjell dizajnin e ri për Play Store

Kushtrim Guraj

A është tkurrur mali më i lartë në botë?

Kushtrim Guraj

Stamboll, hapet qendra teknologjike e Microsoft-it

Kushtrim Guraj

Çka pas Ramazanit?

Kushtrim Guraj

Shitja globale e telefonave për Huawei është më e lartë se ndonjëherë më parë

Kushtrim Guraj

Zyrtare: OnePlus lajmëron datat dhe kohën e lansimit të OnePlus 7

Kushtrim Guraj

Alibaba shpërndan postën me anë të “njohjes së fytyrës”

Kushtrim Guraj

Telefonët iPhone 5G mund të arrijnë vitin e ardhshëm, me procesorët nga Qualcomm

Kushtrim Guraj