Rtv Pendimi
Samet Tours
auto lider
Good life Restaurant
Shëndetësi

Aspekti edukativ dhe shëndetësori agjërimit

Muslim Shop

Allahu i madhërishëm në Kuranin fisnik urdhëron e thotë:
O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.
(Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri, ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për te. Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju.
(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni.” (El Bekare, 183-185)

Roli edukativ i ritualit të agjërimit është vendimtar. Ai e aftëson njeriun t’i nënshtrohet urdhrave hyjnor. Agjërimi vendos një4 ekuilibër të përsosur në mes trupit dhe shpirtit që ata të përjetojnë së bashku një ekzistencë të harmanizuar paqësore. Roli edukativ i agjërimit ka karakter multidimensional në aspektin moral. Ai krijon një lidhje dhe marrëdhënie devocionale në mes njeriut dhe Allahut të madhërishëm, në mes individit dhe shoqërisë dhe mes njeriut dhe natyrës së tij të brendshme shpirtërore.
Institucioni i agjërimit na ofron mundësinë që t’i akordojmë natyrës dhe karakterit tonë dhe njëkohësisht zhvillon tek ai cilësitë e durimit, ekuilibrit, kontrollit dhe vetëpërmbajtjes.
Gjatë gjithë jetë njeriu dhe forca e besimit të tij sprovohet me vështirësi, fatkeqësi e prova të vështira, dhe njeriu nëse arrin të triumfojë, atëherë tek ai do të zhvillohet një forcë dhe energji shpirtërore e cila do ta parandalonte nga mëkatet dhe dëshirat djallëzore.
Është pikërisht ky mesazhi kuptimplotë i agjërimit. Të agjërosh prej të ngrënit, të pirit, dëshirave tunduese, shikimeve provokuese, prej të folurit përgojues, shpifjet, ofendimeve, sharjeve, prej të menduarit djallëzor, ndaj intrigave, komploteve e prapaskenave. Është pikërisht ky ridimensionimi i vlerave të karakterit njerëzor.
Kuptimi i vërtetë i fjalës es-saum (agjërim) është të pushosh. Kjo d.m.th. traktati gastrointestinal, organet gjenitale, gjuha, sytë, veshët, etj., pushojnë. Në realitet, agjërimi është siguri plotësuese për procesin regjenerues të trupit. Procesi i regjenerimit të trupit dhe trurit, duke përfshirë molekulat e memories, fillon kur trupi pushon, sidomos gjatë periudhës së gjumit të thellë. Gjumi gjatë muajit të Ramazanit është më intensiv se gjumi gjatë periudhave tjera.
Dy orë gjumë gjatë Ramazanit është shumë më ëmbël dhe më bukur se disa orë gjatë situatave tjera.
Gjatë agjërimit sipas hulumtimeve dhe studimeve në shumë klinika botërore dhe mjekë eminent, stabilizohen të gjitha rezultatet laboratorike dhe proceset biokimike në organizëm.
Agjërimi nxit efektin natriuretik, që lejon trupin të eliminojë natriumin dhe ujin e tepërt nga organizmi. Kjo mundëson zgjidhjen e problemeve kronike me edem, dhe ndihmon në uljen e volumit të rritur të gjakut, kështu stabilizohet presioni i lartë i gjakut.
Sipas qendrës shëndetësore “Tru North Health Center” në SHBA, 174 pacientë me hipertension, 90% prej tyre u shëruan vetëm me agjërim.
Agjërimi ka ndikim normalizues në sistemin autonom nervor. Ulë shqetësimet në sistemin tretës si dhe qetëson gjendjen e ankthit.
Gjatë agjërimit eliminohen toksinat (helmet) nga trupi.
Dr. Dewey, Dr. Guelp, Dr. Frumusan, Dr. Pauchet, Dr. Nouman, janë vetëm disa nga mjekët që kanë kryer kërkime shkencore dhe kanë përdorur agjërimin me kohë të gjatë dhe të shkurtër për trajtimin e pacientëve të vet.
Prof.dr. Pauchet i këshillon pacientëve që do të operohen, të agjërojnë para dhe pas operacionit, për të ulur në minimum rreziqet e operacionit dhe që të shpejtojnë mbylljen e plagës.
Agjërimi ndihmon në lehtësimin e sëmundjeve si artriti, koliti, astma, hipertensioni, diabeti, alergjitë e ndryshme, sëmundja e Alz’heimerit, etj.
Agjërimi lehtëson dhe mobilizon eliminimin e substancave të dëmshme nga organizmi si: kolesteroli, acidi urik, dioksina dhe mbetje të tjera toksike.
Në tabelën në vijim vërehet veprimi i agjërimit në parametrat biokimik të gjakut:

Parametrat ………………..Dita e parë e Ramazanit ……. Dita e 26 e Ramazanit ….. Normal

Pesha e trupit , Kg ……….51.9+_ 3.5* …………………………. 52.6+_ 4.0
Glukoza , mg/dl ……………84.1+_9.8 ……………………………. 82.3+_82.3+_10.7
Urea,mg/dl ………………….21.8+_7.7* ………………………….. 49.8+_19.1
Ac.uric,mg/dl ……………….3.0+_0.5 ……………………………… 31+_0.4
Proteinat,(totale)g/dl ….. 7.8+_0.7 ………………………………. 7.2++0.7
Albuminat,g/dl ……………..4.9+_0.7 ……………………………….. 4.6+_0.5
Kolesteroli(t),mg/dl …….. .192+_0.7 ………………………………..180+_32
HDL-Koles,mg/dl …………46+_12 …………………………………. 43+_10
LDL-Koles,mg/dl …………130+_23 ………………………………….91+_28
Trigliceridet,mg/dl ………..80.5+_38.5* ………………………….. 92.5+_34.7

Praktikumi i Biokimise Klinike i Varleyt *
Devijimi standard
Diferenca sinjifikante ndërmjet 2 p<0.05

Nga tabela vërehet qartë ulje signifante e LDL – kolesterolit dhe ngritje e lehtë e HDL – kolesterolit.
Gjatë agjërimit tajitja e hormoneve të hipofizës ritet. Hormonet anabolike për sintezën e proteinave dhe kolagjenit prodhojnë baraspeshë pozitive të azotit. Gjithashtu stimulohet eritropoeza dhe sinteza e kolagjenit.
Gjatë agjërimit ripërtërihet në trup substanca endogjene që quhet opoide. Beta endorfini është më aktivi i cili është njëzet herë më i fuqishëm se morfiumi. Nga veprimi i tyre eliminohet dhembja dhe shkaktojnë ndjenjën e fuqishme të euforisë.
Krahas kësaj për një obez, Ramazani është muaji më ideal për të zënë peshë.
Agjëruesve u këshillohet të bëjnë kujdes për të ngrënë në masë dhe në mënyrë të ekuilibruar, në mënyrë që ushqimi të përmbajë nga të gjitha lëndët ushqimore si fruta, perime, mish pule, peshk, bukë, qumësht dhe nënprodukte të qumështit.
Ushqimet e skuqura janë të pashëndetshme dhe duhet kufizuar.
Ata që pinë duhan, ta fillojnë pakësimin e pirjes dalëngadalë që prej disa javë para Ramazanit. Të gjithë e dimë mirë çfarë dëme sjell duhani dhe se duhet lënë plotësisht.
Por të mos harrojmë se ka konsumues që e lënë krejt pirjen e tij duke përdorur si pretekst muajin e Ramazanit. Me pak durim dhe zell, është e mundur që njeriu të shpëtojë plotësisht nga vesi i të pirit të duhanit.
Në fund, të themi se thesari shpirtëror, si gjëja më e çmuar, është pikërisht ndërtimi i këtij sistemi vlerash në personalitetin dhe karakterin tonë, me qëllim që jetën dhe energjinë shpirtërore, që na e ka dhuruar Allahu i madhërishëm, ta përjetojmë dhe kanalizojmë në formë të dobishme për veten, familjen dhe shoqërinë tone.
Ju dëshiroj agjërim të lehtë, të këndshëm dhe të pranuar. Amin.

Të ngjajshme

Vapa, e rrezikshme për fëmijët!

Kushtrim Guraj

Sa ujë duhet të pini në bazë të peshës?

Hevzi Hasani

Si ndikon dielli në shëndetin tuaj?

Hevzi Hasani

Përse nuk është e shëndetshme pirja e ujit në këmbë?

Kushtrim Guraj

A mundë të ju ndihmoj meditimin, në orar të punës?

Kushtrim Guraj

Boronicat reduktojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Kushtrim Guraj

Duhani, dy herë i dëmshëm

Kushtrim Guraj

Fillon Java e Shëndetësisë Kosovë-Turqi 2019

Kushtrim Guraj

Ushqimet që preferohen gjatë ditëve të nxehta

Hevzi Hasani