Rtv Pendimi
Good life Restaurant
auto lider
Samet Tours
Lajme

Banorët e Shajkocit të Podujevës vendosin qese me gjëra ushqimore në rrethojën e xhamisë për familjet në nevojë

Muslim Shop

Banorët e fshatit Shajkoc të Podujevës kanë marrë një iniciativë që t’i ndihmojnë familjet në nevojë për muajin e Ramazanit. Ata me mëngjes kanë vendosur qese me ushqim nëpër rrethojat e Xhamisë së fshatit për nevojtarët. Qëllimi është që kush të ketë nevojë, të marrë lirisht pa pasur nevojë të shtrijnë dorën.

Profesori Patriot Rudari, i cili vjen nga ky fshat ka thënë se këtë veprim po e bëjnë që t’i ndihmojnë familjet nevojtare dhe se këtë punë humanitare po e bëjnë në bashkëpunim me familjet e fshatit.

“Për nder të muajit të Shenjtë të Ramazanit, për ata që vërtet kanë nevojë për gjëra ushqimore, këtë herë po e ndryshojmë metodën e dhurimit. Kështu, ne do të vëmë qese me gjëra ushqimore në rrethojën e xhamisë së fshatit Shajkoc, qese këto në të cilat do të ketë artikuj të ndryshëm ushqimor që do t’i marrin familjarët e fshatrave të tjera që vërtet kanë nevojë. Këtë punë humanitare po e bëjmë bashkë me familjet e fshatit tonë-Shajkoc”, ka shkruar Rudari.

Të ngjajshme

“Investimet në spitale janë për një mjekësi moderne në Kosovë”

Kushtrim Guraj

Rtv Pendimi ju uronë festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj

Indonezi, gruaja kurseu duke mbledhur mbeturina 26 vite për të udhëtuar në Haxh

Qëndrim Ibrahimi

Spanjë, shpëtohen 59 migrantë në Mesdhe

Kushtrim Guraj

Turqi, gjenden mbishkrime të lashta 883 vjet

Kushtrim Guraj

Studentët dhe nxënësit nga Shqipëria do të vizitojnë Turqinë

Kushtrim Guraj

Me karrocë drejt Haxhit: Rrëfimi i 34-vjeçarit nga Vushtrria, ëndrra e të cilit tanimë është realitet

Kushtrim Guraj

Edhe një doktore shkence i shtohet Kosovës

Hevzi Hasani

Turqia shpall vendimet e Këshillit të Lartë Ushtarak

Kushtrim Guraj