Rtv Pendimi
Samet Tours
Good life Restaurant
auto lider
Lajme

BE ka mbyllur vitin 2018 me shkallë të papunësisë me 6,6 për qind

Muslim Shop

Bashkimi Evropian (BE) ka mbyllur vitin 2018 me një shkallë të papunësisë prej 6,6 për qind, tha të enjten zyra e BE-së për statistika, transmeton Anadolu Agency (AA).

Krahasuar me vitin paraprak, papunësia në BE është ulur me 0.6 për qind, pasi në dhjetorin e vitit 2017 ajo ka qenë 7.2 për qind.

“Eurostat vlerëson se 16.3 milionë burra dhe gra në BE28, nga të cilët 12.9 milionë brenda Eurozonës kanë qenë të papunë në dhjetor të vitit 2018,” tha zyra e BE-së për statistika.

Eurozona ose EA19, përfaqëson shtetet të cilat kanë monedhën e përbashkët euro, ndërsa BE28 janë shtetet anëtarë në Union.

Eurostat thotë se shkalla më e ulët është regjistruar në Republikën Çeke me 2,1 për qind e ndjekur nga Gjermania me 3,3 për qind, ndërsa shifrat më të larta janë regjistruar në Greqi me 18,6 për qind dhe Spanjë me 14,3 për qind.

“Krahasuar me një vit më parë, shkalla e papunësisë është më e ulët në të gjitha shtetet, përveç në Francë ku mbeti e pandryshuar”, thotë Eurostat.

Shifrat zyrtare të publikuara flasin se 3.36 milionë të rinj të moshës nën 25 vjeçare janë të papunë, nga të cilët 2.39 milionë në Eurozonë, që krahasuar me një vit më parë shënon ulje për 249 mijë në BE28 dhe 141 mijë në Eurozonë.

Shkalla më e ulët e papunësisë të të rinjve është regjistruar në Republikën Çeke, Gjermani dhe Holandë, ndërsa më e larta në Greqi, Spanjë dhe Itali.

Të ngjajshme

Shqipëri, haxhinjtë kthehen nga tokat e shenjta

Kushtrim Guraj

“Investimet në spitale janë për një mjekësi moderne në Kosovë”

Kushtrim Guraj

Rtv Pendimi ju uronë festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj

Indonezi, gruaja kurseu duke mbledhur mbeturina 26 vite për të udhëtuar në Haxh

Qëndrim Ibrahimi

Spanjë, shpëtohen 59 migrantë në Mesdhe

Kushtrim Guraj

Turqi, gjenden mbishkrime të lashta 883 vjet

Kushtrim Guraj

Studentët dhe nxënësit nga Shqipëria do të vizitojnë Turqinë

Kushtrim Guraj

Me karrocë drejt Haxhit: Rrëfimi i 34-vjeçarit nga Vushtrria, ëndrra e të cilit tanimë është realitet

Kushtrim Guraj

Edhe një doktore shkence i shtohet Kosovës

Hevzi Hasani