Rtv Pendimi
Good life Restaurant
auto lider
Samet Tours
Lajme

BE synon të forcojë mbrojtjen e kufijve të jashtëm

Muslim Shop

Presidenti i Komisionit Evropian (KE), Jean-Claude Juncker, dëshiron që të forcojë rojën bregdetare të Bashkimit Evropian(BE) dhe Zyrën evropiane për azil me qëllim që të përmirësojë mbikëqyrjen e kufijve të jashtëm dhe të përshpejtojë deportimin e migrantëve jolegal, transmeton Anadolu Agency (AA).

Juncker të mërkurën në Parlamentin Evropian në Strasburg tha se “kufijtë e jashtëm duhet të mbrohen në mënyrë efikase”.

Ai shtoi se Komisioni Evropian propozon që një korpus i përhershëm për shërbimin e kufirit dhe të rojës bregdetare të numërojë 10.000 persona, duke përfshirë rojet dhe ekspertët e migracionit

Forcat tërësisht do të ishin operativ deri në vitin 2020, ndërsa sipas Junckerit për këtë Bashkimi Evropian duhet të ndajë rreth 2.2 miliarder euro.

Mbetet që vendet anëtare të BE-së të aprovojnë propozimin. Shumë kombe shprehën shqetësimin për shkak të faktit se kufijtë e tyre i kontrollojnë nëpunës të vendeve tjera, madje edhe nëse bëhet fjalë për partnerët evropianë.

– “Idlibi duhet të jetë një shqetësim i thellë për ne”

Juncker duke folur mbi krizën që vazhdon në Siri, tha se “Idlibi duhet të jetë një shqetësim i thellë për ne. Nuk mund të heshtim përballë kësaj fatkeqësie njerëzore e cila është e qartë se do të përjetohet në një periudhë të afërt”.

Pasi ka theksuar se kriza e Sirisë është provë se po vendoset gjithnjë e më shumë në objektiv rregulli ndërkombëtar të cilin evropianët e kanë përfituar që nga Lufta e Dytë Botërore, Juncker tha se “Aleancat e djeshme ndoshta nuk do të jenë aleancat e sotme”.

“Ka ardhur koha për sovranitetin e Evropës. Është koha të marrim në dorë fatin tonë”, deklaroi Juncker duke shtuar se BE-ja nuk është një ishull i mbyllur brenda saj përkundrazi ajo është një kontinent i hapur dhe i mbushur plot me paqe që vazhdon marrëdhëniet me fqinjët e saj.

Ndër të tjera duke nënvizuar se paqja në Evropë është mundësuar falë BE-së, Juncker tha se “BE-ja është garantuese e paqes”.

Duke përmendur lëvizjet e të djathtës ekstreme që janë rritur kohët e fundit në BE, Juncker tha: “T’i themi jo nacionalizmit që refuzon dhe urren të tjerët”.

Juncker ka dhënë informacione edhe në lidhje me aktivitetet për emigrimin dhe refugjatët. Sipas tij, që nga viti 2020 do të fillojnë detyrën njësitë bregdetare dhe të mbrojtjes së kufirit të përbërë nga 10 mijë persona.

“Duhet të formohen kanale migrimi të rregullta. Kemi nevojë për migrantë të kualifikuar”, tha Juncker duke shtuar se kanë zvogëluar me 80 për qind migrimet e ardhura nga Mesdheu.

– Pagesat në euro në vend të dollarit

Juncker nënvizoi se është e papranueshme që të bëhen pagesat me dollarë amerikanë për energjinë e eksportuar nga BE-ja e cila arrin një shifër prej 300 miliardë euro në vit.

Ai tha se vetëm 2 për qind e energjisë importohet nga SHBA-ja. “Euro duhet të jetë një mjet aktiv i sovranitetit të Evropës. Komisioni deri në fund të këtij viti do të ndajë inciativat me qëllim për të forcuar rolin ndërkombëtar të euros”, potencoi Juncker.

Të ngjajshme

Turqia dënon vendimin e BE-së për të suspenduar bisedimet e nivelit të lartë

Kushtrim Guraj

Epidemia e gripit të derrave në Mianmar, 54 të vdekur

Kushtrim Guraj

SHBA, fillojnë bastisjet ndaj emigrantëve të paligjshëm

Kushtrim Guraj

Nepal, numri i të vdekurve nga përmbytjet rritet në 67

Kushtrim Guraj

“Jam krenar që humba krahun duke mbrojtur Turqinë”

Kushtrim Guraj

Turqi, mbërrin avioni i 7-të me pajisjet e sistemit S-400

Kushtrim Guraj

Etiopia synon të thyej rekord duke mbjellë 200 milionë fidanë për 12 orë

Kushtrim Guraj

Somali, rritet në 26 numri i të vdekurve nga sulmi në hotel

Kushtrim Guraj

Haradinaj hap fushatën e korrje-shirjeve

Kushtrim Guraj