Rtv Pendimi
Good life Restaurant
auto lider
Samet Tours
Vip Well
Lajme

Bora vështirëson komunikacionin në vendet e rajonit

Muslim Shop

Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar vështirë në komunikacionin e vendeve të rajonit, veçanërisht në vendet malore ku dhe është vendosur ndalesë për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese, raporton Anadolu Agenc (AA).

Në Kosovë për shkak të reshjeve të pandërprera të borës për më shumë se 24 orë trafiku është i vështirësuar. Autoritetet kompetente të këtij vendi njoftuan se pavarësisht kushteve të këqija të motit, reshjet e vazhdueshme të borës dhe acarit, është duke punuar në terren për të siguruar kushtet për komunikacion.

Në kryeqytetin kosovar të gjitha rrugët janë të kalueshme, por për shkak të sasisë së madhe të borës dhe trotuareve të papastruara qytetarët kanë vështirësi në qarkullim.

Në Kosovë sot temperaturat lëvizin prej minus 5 në mëngjes deri në minus 2 gradë celsiusë gjatë ditës.

Bora ka bllokuar trafikun edhe në disa rrugë në Maqedoni, veçanërisht në vendet malore, ndërkohë në fuqi është ndalesa për kamionët në disa kalime malore, ndërsa lëvizja e automjeteve në vend kryesisht zhvillohet me vështirësi dhe në mënyrë të ngadalësuar.

Trafiku ajror i Aeroportit Ndërkombëtar Shkupi zhvillohet pa probleme dhe sipas informacioneve nga faqja e internetit janë realizuar të gjitha ngritjet dhe uljet.

Enti hidrometeorologjik i Maqedonisë ka bërë të ditur se pasdite reshjet e borës do të rriten, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe veriore të Maqedonisë, ku shtresa e borës do të rritet me 10 deri në 20 centimetra, ndërsa në pjesët malore edhe mbi 20 centimetra.

Në Shqipëri, përveç komunikacionit i cili në disa pjesë të vendit zhvillohet me vështirësi, nga moti i keq është pezulluar edhe procesi mësimor në disa qytete.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë (IGJEUM), temperaturat për sot pritet të arrijnë deri në –5 gradë celsius në zonat malore, ndërsa në zonat bregdetare temperaturat minimale në 3 gradë celsius.

Të ngjajshme

Fshati kosovar ku të gjithë banorët kanë mbiemrin Gashi, por kanë dy fe

Kushtrim Guraj

Kosovë-Turqi, nënshkruhet Plani i Veprimit për bashkëpunim në shëndetësi

Kushtrim Guraj

“Turqia ka qëndruar gjithmonë pranë popullit shqiptar”

Kushtrim Guraj

Refugjatët sirianë e shndërrojnë Turqinë në shtëpinë e tyre të dytë

Kushtrim Guraj

Erdoğan: Do të luftojmë që të ndriçohet çështja e vdekjes së Morsit

Kushtrim Guraj

Diskriminimi ndaj familjes palestineze në Austri

Hevzi Hasani

Ariu polar kalon 1.500 kilometra në kërkim të ushqimit

Hevzi Hasani

Ankara, Albin Kurti takohet me kryeparlamentarin e Turqisë

Kushtrim Guraj

“Roli i bujqësisë në zhvillimin rural, aktivitet i rëndësishëm ekonomik”

Kushtrim Guraj