Rtv Pendimi
auto lider
Samet Tours
Good life Restaurant
Kuzhinë

Byreku më i thjeshtë në botë

Muslim Shop

Tani direkt në praktikë. Për një byrek modest për dy(ose 1 nëse jeni shumë të uritur) ju duhet.

  • 1 pakto pete sflojate
  • 1 qepë
  • 2 domate mesatare
  • vaj ulliri, kripë, piper, paprika
  • 1-2 thelpinj hudhër
  • 1 të verdhë veze

Përgatitja

  1. Nxehni furrën në 180 gradë (ose sa specifikohet në paketimin e petës sfoljatë)
  2. Në një tigan të thelle, të nxehur me vaj ulliri shtoni qepët e prera në kubike të vogla edhe skuqini. Shtoni gjithashtu edhe hudhrat e prera holle. Qepëve shtojini kripë dhe piper.
  3. Gjatë kohës që qepët gatuhen, pritni domatet në kubike të vogla gjithashtu.
  4. Sapo te jene afërsisht gati qepët shtoni pak paprika, trazojini mirë edhe lërini të marrin një të skuqur të shpejtë
  5. Shtoni domatet edhe gatuajini deri sa të humbin formën. Këtu keni zgjedhje – nëse mbushjen e doni që të ketë pak formë, gatuajeni deri sa domatet të marrin formen e salcës edhe e keni gati – nëse pastaj mbushjen e doni tërësisht të shpërbërë, hidhini pak ujë edhe gatuajeni deri sa të shterojë. Unë zgjodha të parën.
  6. Në një tavë, të shtruar me letër kuzhine që të shmangim ngjitjen, hapim me kujdes sfoljatën, shtojmë mbushjen edhe e mbulojmë si një kalcone.
  7. Lyejeni me të verdhë veze, hidhini pak kripë sipër. Mos përdorni vaj pasi sfoljata ka plot yndryrë
  8. E vendosim në furrë edhe e pjekim deri sa të shikoni që sfoljata është gati (ose sa specifikohet në paketimin e petës sfoljatë).
  9. Nxireni, lëreni të rrijë pak sa të ftohet edhe është gati.

Gjith e gjith do ju duhen rreth 25 minuta që ta keni gati gati. /delicious.al/

Të ngjajshme

Sallatë me dredhëza e fileta pule

Kushtrim Guraj

Lakror misri me hithra

Kushtrim Guraj

Gurabije mjalti me grizë: Sekreti i ëmbël i kuzhinës së gjyshes

Kushtrim Guraj

Vezë sipas mënyrës së peshkatarëve

Kushtrim Guraj

Patate dhe kungullesha në salcë kërpudhash

Kushtrim Guraj

Bukë misri e lirë dhe e shpejtë: provoni bukën e misrit me kokrra të plota misri (Video)

Kushtrim Guraj

Pite me djathë sipas recetës së vjetër boshnjake!

Kushtrim Guraj

Lakra të skuqura në salcë beshameli: Drekë për gjithë familjen!

Kushtrim Guraj

Lakra të skuqura në salcë beshameli: Drekë për gjithë familjen!

Kushtrim Guraj