[There are no radio stations in the database]

Artikuj

Njerëzit në këtë botë jetojnë të shkujdesur dhe me shpresa të gjata. Prandaj, rikujtimi i shpirtit për realitetin e udhëtimin të tij është i domosdoshëm, me qëllim që ta ndërtojë ahiretin me dynjanë dhe ta shfrytëzojë të tashmen për të ardhmen. Allahu e bëri bindjen në Ditën e Kiametit prej shtyllave të besimit dhe na […]

1. Vepra e mirë Allahu i Madhëruar thotë: “Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur…” (En-Nahl: 97) 2. Gruaja e ndershme Allahu i Madhëruar thotë: “Edhe ata që thonë: “O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ç’është […]

O ju njerëz, frikojuni Allahut dhe dijeni se duaja është një ndër adhurimet më madhështore. Numan ibën Beshiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell nga i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, të ketë thënë: “Duaja është adhurim” , dhe pastaj e lexoi fjalën e Allahut: “Zoti juaj ka […]

Muaji Muharrem është muaji i parë i vitit hixhri[1] dhe është muaji i fundit nga muajt e shenjtë. Si muaj i shenjtë vjen i treti në varg pas muajve Dhulkade dhe Dhulhixhe, kurse pas tij vjen muaji Rexheb.[2] Allahu thotë: “Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që prej ditës kur i krijoi […]

Do të vijë një ditë kur Allahu të gjitha krijesat e Tij do t’i bashkon në një vend, të parët dhe të fundit, edhe atë: “për t’i dënuar ata që bëjnë keq, sipas veprave të veta e, për t’i shpërblyer ata që bëjnë mirë, me shpërblimin më të mirë”. (En-Nexhm: 31) Ajo ditë do të […]

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç Allahut dhe paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi imamin e pejgamberëve dhe shëmbëlltyrën e shpenzuesve dhe modelin e të devotshmëve Muhamedin, biri i Abdullahut dhe rob i Allahut. […]

Koha vetvetiu ecën shpejt dhe ai që është i shkujdesur në jetë harron se koha e tij me shpejtësi të madhe do t’i kalojë e më vonë edhe do ta shkatërrojë dhe do të bëhet shkak për brenga e pikëllim. Prandaj njeriu duhet të jetë i vetëdijshëm për vlerën e kohës dhe mos ta harxhojë […]

Koha është jeta e njeriut dhe gjëja më e shtrenjtë e tij, prandaj edhe konsiderohet si njëra prej begative më të mëdha që ia ka dhënë Allahu robit të Tij. Muadh ibën Xhebeli, radijallahu anhu, na njofton se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë. “Nuk do të lëvizë këmba e asnjë robi Ditën e Kiametit, derisa të pyetet për […]

Allahu i dalloi krijesat ndërmjet tyre në vlerë dhe i ngriti disa në shkallë të larta karshi disa të tjerave: “Zoti yt krijon ç’të dojë dhe zgjedh lirisht…” (El-Kasas: 67) Disa ditë dhe muaj i favorizoi karshi disa të tjerëve, dita e xhuma është dita më e mirë e javës, dita e Kurbanit Bajramit është dita më […]

Muslimanët janë unikë rreth asaj se sahabët (shokët e Muhamedit alejhi salatu ue selam) janë koka e evliave dhe më të mirët prej të devotshmëve, shëmbëlltyra e besimtarëve dhe krijesat më të mira të Allahut pas pejgamberëve dhe lajmëtarëve. Allahu i fisnikëroi me pamjen e Muhamedit, alejhi salatu ue selam, dhe shoqërimin e tij në […]


[There are no radio stations in the database]