DEJUZI (NJERI I PATURP)

Dejuz është ai që krenohet me bukurinë dhe elegancën e gruas së tij para të tjerëve. Nuk e ruan atë nga sytë e njerëzve të huaj. Del me gruan duke qenë ajo e zbukuruar, parfymosur dhe grimosur, sikur ajo te jetë mall i ekspozuar për shitje. Ecën rrugës duke qenë ajo me rroba të ngushta, të shkurtëra, të tejdukshme, dhe duke tërhequr vëmendjen e të tjerëve me kërcitjen e takave për tokë.

Ku je o ti që nuk e obligon gruan tënde të mbulohet?

A ke harruar se Muhamedi alejhi selam ka thënë:” Nuk do të hyjë në Xhenet dejuzi (njeriu i paturp). Transmeton Ahmedi, Nesaiu, Hakimi dhe Bejhekiu.

Fatkeqësisht gjejmë vëllezer që gratë, vajzat dhe motrat e tyre vishen ngushtë, me rroba të tejdukshme, të zbuluara, bile ka prej atyre që lënë gratë e tyre të shkojnë në bregdet, ndërsa “veshja” e tyre atje është thuajse janë mish në shitje.
Dejuz është ai që nuk xhelozon për: gruan, motrën dhe nënën e tij.
Vec ka humbur xhelozia tek disa burra, ndërsa është vetvrarë turpi tek gratë e tyre.
O Allah! Na bënë të vdesim duke mos qenë të sprovuar në fe. 

Amin

Përshtati: Valdet Kamberi