Rtv Pendimi
Shëndetësi

Dr. Selami Sylejmani, ligjëroi në Kongresin e parë Kroat për diagnostifikim dhe gjinekologji që po mbahët në Kroaci

Sot, më 10 dhe nesër më 11 Tetor 2018, në Zagreb të Kroacisë, në Hotel “Sheraton” është duke u mbajë KONGRESI I PARË KROAT I DIAGNOSTIKËS ULTRASONOGRAFIKE NË GJINEKOLOGJI DHE PERINATOLOGJI. Në këtë eveniment shkencor, nga organizatoret e Kongresit si ligjërues i ftuar është ftuar edhe Prof. dr. Sc. Selami Sylejmani, shkruan Opoja.net.

Ai para 4 ore mbajti ligjëratën me titull DIAGNOSTIKIMI I ANOMALIVE TË LINDURA FETALE NË TREMUJORIN E PARË DHE TË DYTË TË SHTATZËNISË me të cilën e përfaqësoj Kosovën.

Kjo ligjëratë u ndoq nga 250 pjesëmarrës, gjinekolog nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia, Turqia dhe Gjermania.
Në fund të prezantimit, për punimin dhe personalitetin e Prof. Selamiut foli Prof. dr. Sc. ASIM KURJAK, doajen i gjinekologjisë kroate dhe botërore. Ai në mes tjerash thotë: “Prof. Selamiun e njoh më shumë se 30 vite, kjo ligjëratë që na e prezantoi sot, është e nivelit botëror. Ajo mund të mbahet në cilindo vend të botës. E përgëzoj Prof. Selamiun. Ai na tregoji se si një shtet kaq i vogël dhe në ç’fare kushte ekonomike është, të na sjell ligjërues të këtij niveli. Ai me këtë ligjëratë është shembull edhe për gjinekologet e Kroacisë”.

Prof. Selamiu mori përgëzime nga të gjithë të pranishmit dhe fitoji simpatinë e tyre. Ky është një lajmë dhe mirënjohje për shëndetësinë e shtetit Kosovës. /Opoja.net/

Të ngjajshme

A keni probleme me lukthin, ja si t’i shmangni ato!

Urim Isma

Kujdes! As sheqernat natyralë nuk janë të parrezikshëm

Urim Isma

Ja çka përfitoni nëse hani molla

Kushtrim Guraj

KOLLITJA TEK FËMIJËT

Kushtrim Guraj

Fëmija ka kollë, si ta qetësojmë?

Kushtrim Guraj

Gjerdani nga rruazat e qelibarit

Kushtrim Guraj

Ushqimet që duhet t’i konsumoni për ta larguar dhimbjen e nyejve

Urim Isma

Fëmijët e lindur parakohe

Kushtrim Guraj

Gjashtë simptoma të papritura të cilat mund të tregojnë kancerin e mushkërive

Urim Isma