Facebook hedhë poshtë pretendimet se News Feed iu sjellë postime nga vetëm 26 llogari

Facebook hedhë poshtë pretendimet se News Feed iu sjellë postime nga vetëm 26 llogari

Prej se është lansuar News Feed, ka pasur pretendime se aty shfaqen postime nga një numër i ngushtë i llogarive me të cilat jeni lidhur.

Madje, në një shkrim të paautorizuar që ka qarkulluar së fundmi, thuhej se ky opsion i Facebook, shfaqë postimet e vetëm 26 llogarive, transmeton Telegrafi.

Rrjeti social Facebook, ka hedhur poshtë këto pretendime, duke bërë të ditur edhe arsyen, pse më së shpeshti shohim postimet, e një rrethi të ngushtë.

“Nuk ka ndonjë limit të grupeve, apo njerëzve, postimet e të cilëve shfaqen në News Feed” ka thënë Ramya Sethuraman, menaxher i prodhimeve në Facebook.

Sipas tij, në atë opsion shfaqen postimet, prej llogarive që i frekuentoni më shpesh dhe një algoritëm iu i sjellë te ju, ngaqë konsideron se jeni të interesuar për to. Për këtë arsye edhe duket se “janë postimet nga 26 llogari” që ju i shihni vazhdimisht.

“Sa më shumë që rrëshqisni nëpër llogari të huaja dhe kontaktoni me ta, do të shihni më shumë postime prej tyre në News Feed. Pa limit, vetëm të keni më shumë aktivitet” ka përfunduar Sethuraman. /Telegrafi/