Rtv Pendimi
Samet Tours
Vip Well
Good life Restaurant
auto lider
Lajme

Gjermani, zjarri në një xhami shkakton dëme të mëdha materiale

Muslim Shop

Një person i paidentifikuar ka shkaktuar dëme materiale në Xhaminë Ulu në qytetin Hagen të Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmi ndaj xhamisë e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame Milli Gorus (IMGM) është kryer në orët e mëngjesit. Janë djegur koshat dhe kutitë e mbeturinave para xhamisë ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme materiale.

Omer Oral, kryetar i komunitetit musliman të xhamisë Ulu, për AA tha se para xhamisë u dogjën gjashtë kosha të mbeturinave, që çoi në një zjarr i cili shkaktoi dëme të mëdha materiale.

Ngushëllimi më i madh, konsideron ai, ishte se nuk pati viktima në njerëz.

“Dëmi më i madh është në hyrje të xhamisë. Xhamia u mbush me tym. U shkatërruan të gjitha gjërat në të. Në vendin e ngjarjes erdhën ekipet zjarrfikëse dhe të policisë. Gjatë kontrollit të kamerave të sigurisë, ne pamë një person me dy qen. Me të hyrë në xhami nxorri diçka nga xhepi. Në kamerë nuk mund të shihet nëse ai e shkaktoi zjarrin, por menjëherë pas largimit të tij ishpërtheu zjarri”, shpjegon Oral.

Siç tha, janë të pikëlluar për shkak të ngjarjeve të tilla, por kjo nuk do t’i dekurajojë. Oral tha se sulme të tilla nuk do t’i ndalonin ata të vazhdonin me praktikën e fesë dhe Islamit.

Për shkak të zjarrit janë evakuuar familjet me fëmijë nga katet e sipërme të xhamisë.

Të ngjajshme

“Turqia ka qëndruar gjithmonë pranë popullit shqiptar”

Kushtrim Guraj

Refugjatët sirianë e shndërrojnë Turqinë në shtëpinë e tyre të dytë

Kushtrim Guraj

Erdoğan: Do të luftojmë që të ndriçohet çështja e vdekjes së Morsit

Kushtrim Guraj

Diskriminimi ndaj familjes palestineze në Austri

Hevzi Hasani

Ariu polar kalon 1.500 kilometra në kërkim të ushqimit

Hevzi Hasani

Ankara, Albin Kurti takohet me kryeparlamentarin e Turqisë

Kushtrim Guraj

“Roli i bujqësisë në zhvillimin rural, aktivitet i rëndësishëm ekonomik”

Kushtrim Guraj

Kaq banorë ka aktualisht bota

Kushtrim Guraj

Qeveria amerikane hesht lidhur me vdekjen e Morsit

Kushtrim Guraj