Google bën gati versionin e ri të aplikacionit për navigim

Google bën gati versionin e ri të aplikacionit për navigim

Google deri tash ka ofruar harta dhe pamje të rrugëve, por kompania më në fund ka vendosur të bëjë një kombinim të të dyjave.

Duke naviguar me versionin e ri të “Google Maps”, njerëzit mund të marrin detaje shtesë përmes platformës.

Google thotë se është duke e testuar opsionin e ri, për të cilin ka shtuar se i duhet akoma kohë para lansimit.

Aplikacioni funksionon thjeshtë. Google dëshiron fillimisht që përdoruesit të njohin ambientin përreth duke kthyer kamerën drejt objekteve, ndërtesave e rrugëve, e më pas që të ndiqni shigjetat drejt cakut.

Ky aplikacion përmes “Augmented Reality” mendohet se do të ndihmojë më shumë përdoruesit për të gjetur më lehtë lokacione të caktuara.