Rtv Pendimi
Vip Well
Good life Restaurant
auto lider
Samet Tours
Kuzhinë

Gullash viçi me gështenja

Muslim Shop

Përgatitja kërkon pak durim, por rezultati do tua shpërblejë, sigurisht, lodhjen

Përbërësit:

– 1 kg mish viçi (qafa),
– 250 g gështenja të ziera,
– 1 panxhar,
– 1 rrënjë majdanozi,
– 2 qepë,
– 3 – 4 thelpinj hudhre,
– 2 – 3 patate,
– 1 lugë pure domatesh,
– 1 lugë spec i kuq i bluar,
– fletë majdanozi,
– dy fletë dafine,
– kripë,
– piper,
– yndyrë apo vaj ulliri.

Përgatitja:

  1. Mishin priteni në kube dhe fërgojeni në tavë me pak yndyrë (mundeni para fërgimit ta rrotulloni edhe në miell, të bëni salcën të dendur).

Në një tenxhere të madhe në yndyrë apo në vaj ulliri fërgoni ngadalë në zjarre të mesëm qepën e grirë derisa të bëhen të ëmbla (qepa duhet patjetër të jetë e mjaftueshme, sepse ajo i jep dendësinë).

  1. Pastaj qiteni panxharin e grirë imët dhe majdanozin dhe ngadalë zieni. Shtoni pastaj mishin dhe qitni sipër bazën e mishit apo të ujit.

Fletët e dafinës, thelpinjtë e grirë imët, fletët e majdanozit, purenë e domateve dhe lërini të ziejnë në zjarr të lehtë derisa mishi të zbutet, përafërsisht 2 orë.

  1. Patatet shtojani në fund të zierjes bashkë me gështenjat në mënyrë që të mos shpërbëhen. Qitni kripë, piper, qitni erëza të bluara me specin e kuq.

Shërbejeni të ngrohtë me bukë shtëpie dhe sallatë të freskët apo perime turshi.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

Të ngjajshme

Lakror misri me hithra

Kushtrim Guraj

Gurabije mjalti me grizë: Sekreti i ëmbël i kuzhinës së gjyshes

Kushtrim Guraj

Vezë sipas mënyrës së peshkatarëve

Kushtrim Guraj

Patate dhe kungullesha në salcë kërpudhash

Kushtrim Guraj

Bukë misri e lirë dhe e shpejtë: provoni bukën e misrit me kokrra të plota misri (Video)

Kushtrim Guraj

Pite me djathë sipas recetës së vjetër boshnjake!

Kushtrim Guraj

Lakra të skuqura në salcë beshameli: Drekë për gjithë familjen!

Kushtrim Guraj

Lakra të skuqura në salcë beshameli: Drekë për gjithë familjen!

Kushtrim Guraj

Drekë për 30 minuta: Qoftere të shijshme sipas gjysheve tona

Kushtrim Guraj