Rtv Pendimi
auto lider
Samet Tours
Good life Restaurant
Lajme

Haradinaj: Më shumë NATO në rajon, më shumë siguri, paqe dhe stabilitet

Muslim Shop

Zyrtarët më të lartë të Kosovës e kanë përshëndetur nënshkrimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në rrjetin social të Facebook uroi nënshkrimin e Protokollit për pranimin e Maqedonisë në NATO nga 29 shtetet anëtare të asaj aleance ushtarake.

“Më shumë NATO në rajon do të thotë më shumë siguri, paqe dhe stabilitet. Hap i madh për tërë rajonin tonë, që synon paqen e përhershme”, tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Poashtu edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me nënshkrimin e Protokollit për anëtarësimin e vendit mik Maqedonisë në NATO, duke theksuar se kjo është një ngjarje e mirëpritur për të gjithë rajonin.

“Unë jam veçanërisht i lumtur për bashkëkombasit tanë në atë vend, të cilët luajtën një rol kyç në përpjekjet e integrimit euro-atlantik. Kosova me entuziazëm ndjek anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, duke shpresuar që të ndjekë të njëjtin shembull në të ardhmen e afërt. Ne shohim se zgjerimi i NATO-s në rajonin tonë është një proces shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm që forcon paqen dhe stabilitetin dhe përforcon lirinë dhe demokracinë në të gjithë Ballkanin”, shkroi Veseli në Facebook.

Njëkohësisht, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Rrustem Berisha, përgëzoi kolegen e tij, ministren e Mbrojtjes të Maqedonisë, Radmilla Shekerinska dhe popullin e vendit të saj, për ditën historike në të cilën u nënshkrua Protokolli për pranimin e Maqedonisë në NATO. Berisha në një kumtesë tha se nënshkrimi i Protokollit mbi pranimin e Maqedonisë në NATO është “një lajm i rëndësishëm dhe një hap i madh për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit”.

Të ngjajshme

Shqipëri, haxhinjtë kthehen nga tokat e shenjta

Kushtrim Guraj

“Investimet në spitale janë për një mjekësi moderne në Kosovë”

Kushtrim Guraj

Rtv Pendimi ju uronë festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj

Indonezi, gruaja kurseu duke mbledhur mbeturina 26 vite për të udhëtuar në Haxh

Qëndrim Ibrahimi

Spanjë, shpëtohen 59 migrantë në Mesdhe

Kushtrim Guraj

Turqi, gjenden mbishkrime të lashta 883 vjet

Kushtrim Guraj

Studentët dhe nxënësit nga Shqipëria do të vizitojnë Turqinë

Kushtrim Guraj

Me karrocë drejt Haxhit: Rrëfimi i 34-vjeçarit nga Vushtrria, ëndrra e të cilit tanimë është realitet

Kushtrim Guraj

Edhe një doktore shkence i shtohet Kosovës

Hevzi Hasani