Rtv Pendimi
auto lider
Good life Restaurant
Hoxhallaret

Hoxhë Osman Abazi

Muslim Shop

Osman ef. Abazi lindi me: 5.5.1969 në fshatin Azizi (ish Milloshevë) të komunës së Obiliqit.

Vjen nga një familje fetare e hoxhallarësh me tradite 200 vjeçare.

Ishte i njohur në tërë rrethin për kontributin dhe këshillat e tij të urta në dobi të fesë dhe atdheut.

Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, duke treguar edukatë të lartë dhe sukses të shkëlqyer në mësime. Ishte i dalluar edhe në aktivitete kulturore e sportive, veçanërisht në turnirët e futbollit që zhvilloheshin në shkollë dhe jashtë saj.

Medresenë e mesme “Alauddin” në Prishtinë e përfundoi në vitin 1988 me sukses po ashtu të shkëlqyer, duke u dalluar në mesin e nxënësve për zërin e tij të bukur dhe pasionin e madh që kishte në leximin e Kur’anit dhe nxënien e tij përmendësh.

Studimet Universitare i vazhdoi në kryeqytetin e Arabisë Saudite në Rijad, ku edhe u diplomua në Universitetin “King Saud University” në Shkenca Islame-Akide në vitin 1997.

Gjatë qëndrimit atje ishte mjaft aktiv në mesin e studentëve shqiptar, duke iu ofruar ndihmë dhe përkrahje në regjistrimin atje, por edhe duke u dalë në ndihmë studentëve të rinj në kërkesat e tyre.

Të gjithë e kujtojnë për ligjëratat dhe këshillat që i mbante gjatë takimeve të përbashkëta e të rregullta me studentët nga KosovaShqipëria e Maqedonia.

Po atë vit, pas diplomimit, u kthye në vendlindje dhe u emërua imam në xhaminë “Sudi Efendi” në Prishtinë, ku punoi për 14 vite.

Derset e tij bënë që kjo xhami të mbetet shumë e vogël për xhematlinjt që ia mësynin asaj për ta dëgjuar dhe përfituar nga margaritarët që nxirrte nga zemra, mendja dhe goja e tij Hoxha i nderuar. Nga të rinjtë e qytetit njihet për përkushtimin e madh që kishte në mësimdhënien e Kur’anit.

Nga interesimi i madh i të rinjve dhe të rejave për të mësuar leximin e Fjalës së Allahut, ai ndërmori hapin e hapjes së lokaleve përcjellëse afër xhamisë për ta bërë më të lehtë për nxënësit mësimin, si dhe themeloi një mini-bibliotekë me libra të ndryshme për lexuesit.

Në mesin e kolegëve dallohej për moralin dhe butësinë që kishte. Preokupim kryesor kishte ndërgjegjësimin e rinisë islame për moral dhe adhurim ndaj Zotit, gjë të cilën e hasje kurdo që takoheshe me të.

Vazhdimisht, natë e ditë, ishte në misionin e thirrësit, duke mos u lodhur t’i përgjigjej masës kudo që e kërkonte nevoja. I shoqëronte ata në gëzime e në ngushëllime dhe kishte një kontribut mjaftë të madh në pajtimin mes njerëzve.

Ishte gjithnjë unifikues dhe kohën më të gjatë e kalonte ne xhami duke e lexuar dhe studiuar Kur’anin dhe duke ua mësuar atë edhe të tjerëve.

Hoxha Osman njëherazi është edhe autor i një sërë librash dhe përkthyes i një numri tjetër të konsiderueshëm të librave nga gjuha arabe, e të cilat kanë përjetuar nga dy tri ribotime, ndërsa libri i tij “Shenjat e Kijametit”, ka përjetua hiç më pak se 7 ribotime.

Me shkrimin dhe botimin e librave u mor qe nga vitet e 90’ta. Nga librat e tij autorial janë: 1. Shenjat e Kijametit 2. Bazat e Besimit, 3. Mbrojtja e të Gjithëfuqishmit për çdo mysliman, 4. Triumfi i te vërtetës 5. Abetarja Kur’anore 6. Texhvidi në rrathë

Ndër përkthimet e tij më të njohurat disa prej të cilave edhe si bashkpërkthyes janë librat: 1. Kjo fe – Sejjid Kutub 2. Islami Fe e Ardhmërisë – Sejjid Kutub 3. Dita e fundit Xhenneti dhe Xhehennemi – Dr.Sulejman Omer El-Eshkar 4. Mashtrimet e shejtanit – Dr.Sulejman Omer El-Eshkar 5. Bota e Xhindëve dhe Shejtanëve – Dr.Sulejman Omer El-Eshkar, 6. Vdekja, Kijameti i vogël – Dr.Sulejman Omer El-Eshkar, 7. Thirrja Islame – Sadik Emin 8. Si e lartëson pozitën tënde në Xhennet – Dr.Muhamed bin Ibrahim En-Ne’im 9. Shpirti – Ibn Kajjim El-Xhevzij 10. Hadithe të zgjedhura mbi namazin – Nasirud-din El-Albani 11. Mrekullia numerike në çdo shkronjë dhe fjalë të Kur’anit Fisnik – I dhe II” – Hafiz Abdud-Daime El-Kaheel, (botuar në Ramazan të këtij viti) dhe në pritje të botimit është edhe libri i fundit “Ardhja e Mehdiut”.

Ndërkohë që numri i broshurave dhe fletushkave të përkthyera është mjaftë i madh. Është ndër të parët në Kosovë që nxori audio incizime të leximit të Kur’anit në origjinal bashkë me leximin e përkthimit të tij në gjuhën shqipe, pastaj edhe të audio librave, poezive dhe ligjëratave të tjera në këtë fushë.

Osman ef. Abazi vdiq me 2 shtator 2012 në moshë të re (43 vjeçare) nga një sëmundje e shpejtë, duke lënë pas vete gruan dhe 4 fëmijë, një vajzë dhe tre djem.

Në ceremoninë e varrimit të tij morën pjesë mija njerëz nga Kosova dhe viset tjera shqiptare sa nuk mbahet mend në këtë rrethinë, çka dëshmon se ai ishte Hoxhë me plotkuptimin e fjalës dhe i dashur për popullin e tij sa ishte gjallë, por edhe në vdekjen e tij.

Allahu e pastë mëshiruar dhe shpërblyer me Xhenetin Firdevs. Amin!

Të ngjajshme

Hoxhë Muhidin Ahmeti

Kushtrim Guraj

Halil Kastrati

Kushtrim Guraj

Prof. Dr. Musa Musai

Kushtrim Guraj

Elvis Naçi

Kushtrim Guraj

PËRKUJTIM PËR MUHIDIN AHMETIN

Kushtrim Guraj

Muderris Rexhep Ismaili, me rastin e 145 vjetorit të lindjës dhe 60 vjetorit të vdekjës

Kushtrim Guraj

Sali Ibraimi

Kushtrim Guraj

Nicolas Blancho

Kushtrim Guraj

Hoxhë Enes Goga

Kushtrim Guraj