Rtv Pendimi
Samet Tours
auto lider
Good life Restaurant
Vip Well
Hoxhallaret

Hoxhë Sedat Islami

Muslim Shop

Hoxhë Sedat Gani Islami është i lindur më 05.02.1981 në Vushtrri. Shkollën fillore e ka mbaruar në Vushtrri, për të vazhduar me të mesmen në Prishtinë, në Medresenë. Alauddin. Menjëherë, ka vazhduar studimet në Fakultetin e Studimeve Islame, ku, pas dy vitesh vijimi të rregullt të studimeve, ka shkuar në Kajro, Egjipt, për të mësuar gjuhën arabe. Me propozimin e ish-Drejtorit të Medresesë. Alauddin, tanimë Myfti i Republikës, Mr. Naim Tërnava, ka shkuar në Brunei Darussalam, ndërkohë që ka vazhduar edhe Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, por jo si student i rregullt. Përgjatë kohës së studimeve është zgjedhur dy herë ndër studentët më të mirë të Fakultetit, ndërsa herën e dytë në kuadër të dhjetë më të mirëve të Universitetit, për çka, përveç një shpërblimi në të holla, ka fituar edhe medalje.

Në vitin 2005, pas përfundimit të të gjitha provimeve, nën mbikëqyrjen e ish-Myftiut të Kosovës, D. Rexhep Boja, ka mbrojtur temën e diplomës në FSI. Ka qenë propozimi i tij që të shkruaj për Brunei, respektivisht, Depërtimi i Islamit në Azinë Juglindore, me theks të veçantë për Brunein. Komisioni i përbërë nga Mr.Qemajl Morina, Dr. Xhabir Hamiti dhe Dr. Rexhep Boja, punimin e kanë vlerësuar ndër më të mirët. Anëtari i komisionit Mr. Qemajl Morina, ndër tjera, ka thënë se ky punim është më shumë se punim diplome dhe më pak se punim masteri. Në Brunei, në kuadër të Departamentit të Usuluddinit, tema e aprovuar për punim diplome ishte temë përkitazi me Sunnetin, gjegjësisht Es-Sunnetu en-nebevijjetu ve meda itinau-s-Selefi vel halefi biha (Sunneti profetik dhe rëndësia kushtuar atij tek gjeneratat e para dhe të mëvonshme). Mentori i tij ishte Dr. Imtiaz Ahmed. Punimi, po kështu, është zgjedhur ndër më të mirët dhe ruhet në koleksionin e tezave dhe distertacioneve në librarinë universitare.

Në vitin 2006 kthehet në Kosovë. Fillimisht, angazhohet si Imam në fshatin Dumnicë e Poshtme, e pastaj, me propozim të Kryesisë së BIK-ut, për një muaj Ramazan shërben si Imam në Zvicër, në Reinach. Në vitin 2008 angazhohet në pozitën e Sekretarit të KBI-Vushtrri dhe të Imamit në fshatin Pantinë. Pas një viti, pozitën e Imamit do ta braktis, për të vazhduar vetëm si Sekretar i KBI-Vushtrri. Me sugjerimin e disa miqve, ka vazhduar edhe studimet në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filozofik, në shkallën e masterit. Eshtë në përfundim ndërsa temë hulumtimi ka Ibni Halduni dhe kontributi i tij në Sociologji. Në ndërkohë, nga lajmet që merrte nga shokët e mbetur në Brunei, mësoi se Universiteti mundësonte që studentët që kishin suksesin më të lartë të vazhdonin drejtpërsëdrejti në Doktoraturë. Kështu, tashmë atje është kandidat për Doktoratë. Tema e hulumtimit të tij ka të bëjë me Imam Neveviun dhe të kuptuarit e Daves sipas tij nga libri Sherhu Sahih Muslim.

Merret me shkrime ndërsa mban hutbe rregullisht në Xhamitë e Vushtrrisë por dhe më gjerë. Eshtë anëtar i Redaksisë së Revistës Dituria Islame (2011-2013) ndërsa nga 2011 është edhe ligjërues në Peace TV Shqip. Eshtë i martuar dhe ka dy fëmijë.

 

Të ngjajshme

Hoxhë Muhidin Ahmeti

Kushtrim Guraj

Hoxhë Osman Abazi

Kushtrim Guraj

Halil Kastrati

Kushtrim Guraj

Prof. Dr. Musa Musai

Kushtrim Guraj

Elvis Naçi

Kushtrim Guraj

PËRKUJTIM PËR MUHIDIN AHMETIN

Kushtrim Guraj

Muderris Rexhep Ismaili, me rastin e 145 vjetorit të lindjës dhe 60 vjetorit të vdekjës

Kushtrim Guraj

Sali Ibraimi

Kushtrim Guraj

Nicolas Blancho

Kushtrim Guraj