Rtv Pendimi
Good life Restaurant
Samet Tours
auto lider
Lajme

Izraeli vazhdon arrestimin e palestinezëve në Bregun Perëndimor

Muslim Shop

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 16 palestinezë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas ushtrisë izraelite, 16 palestinezë janë arrestuar në bastisjet e organizuara gjatë orëve të natës me pretendimin se “janë përfshirë në aktivitete terroriste”.

Palestinezët e arrestuar janë dërguar në qendra të arrestit për t’u marrë në pyetje.

Forcat izraelite shpesh kryejnë arrestime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Pas arrestimeve, të cilat janë bërë të përditshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen me ditë të tëra nëpër qendra burgimi.

Sipas të dhënave të burimeve zyrtare palestineze, në burgjet e Izraelit ndodhen rreth 6.000 palestinezë, përfshirë 270 fëmijë dhe 430 të mbajtur nën masën e ashtuquajtur “burgim administrativ”.

Përmes “burgimit administrativ”, Izraeli privon palestinezët nga liria nga 1 deri në 6 muaj, duke u bazuar në informacione të shërbimit informativ. Ky lloj burgimi mund të zgjatet madje deri në 5 vite me vendim të gjykatësit ushtarak pa ngritur aktakuzë, në rast se merret vendim që personi i burgosur “përbën kërcënim për sigurinë e Izraelit”.

Të ngjajshme

Shqipëri, haxhinjtë kthehen nga tokat e shenjta

Kushtrim Guraj

“Investimet në spitale janë për një mjekësi moderne në Kosovë”

Kushtrim Guraj

Rtv Pendimi ju uronë festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj

Indonezi, gruaja kurseu duke mbledhur mbeturina 26 vite për të udhëtuar në Haxh

Qëndrim Ibrahimi

Spanjë, shpëtohen 59 migrantë në Mesdhe

Kushtrim Guraj

Turqi, gjenden mbishkrime të lashta 883 vjet

Kushtrim Guraj

Studentët dhe nxënësit nga Shqipëria do të vizitojnë Turqinë

Kushtrim Guraj

Me karrocë drejt Haxhit: Rrëfimi i 34-vjeçarit nga Vushtrria, ëndrra e të cilit tanimë është realitet

Kushtrim Guraj

Edhe një doktore shkence i shtohet Kosovës

Hevzi Hasani