JETA I SHËMBËLLEN LULES

Jeta është si lulja.

Kur e nuhat aromën e saj, nga era e saj e mrekullueshme kalon në iluzione.

Kurse kur të gjakos ferra e saj, nga dhembja kthehesh në jetën reale.

Prandaj, mos lejo që të të kaplojë aroma e dynjasë dhe me të t’i harrosh adhurimet dhe ta harrosh Allahun.

Dhe po ashtu, mos e lejo që dhembjet nga lëndimi të të dëshpërojnë nga mëshira e Allahut.

Mos harro se aroma e ahiretit është shumë më e mirë sesa ajo e dynjasë dhe dallimi mes të dyjave është se, ajo e ahiretit është reale dhe e përhershme, kurse e dynjasë është joreale dhe e përkohshme.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU