Rtv Pendimi
auto lider
Vip Well
Samet Tours
Good life Restaurant
“Jetimat e Ballkanit” ndihmojnë familjen Maraj të bëhen me banesë të re
Lajme

“Jetimat e Ballkanit” ndihmojnë familjen Maraj të bëhen me banesë të re

Muslim Shop

Familja Maraj nga Peja e cila jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike e sociale, sot ka marrë një lajm të mirë.

Ata e kishin të pamundur të ndërtojnë një shtëpi dhe të strehohen aty.

Por sot shoqata “Jetimat e Ballkanit” bashkë me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri i kanë dorëzuar çelësat e një banese kësaj familje.

“Jemi informuar nga RTV Dukagjini se familja Maraj kishin mbetur në rrugë dhe kishin një fëmijë të sëmurë që është trajtuar në Turqi. Kemi komunikuar edhe me kryetarin e komunës, gazmend Muhaxheri, dhe rezultati është ky që po e shihni sot”, deklaroi për RTV Dukagjinin, humanisti Halil Kastrati.

Edhe i pari i Pejës shprehet i kënaqur më këtë bashkëpunim më shoqatën e drejtuar nga Halil Kastrati, pasi ai thotë se ishte munduar të gjej një zgjidhje të përkohshme për këtë familje, por ndihma nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”, bëri që një familje të largohet nga rruga.

“Na menduam të bëjmë një zgjidhje të përkohshme, të paguajmë qiranë për tre muaj e pastaj të shohim për ndonjë zgjidhje tjetër, por falë intervenimit të hoxhës, u bë një zgjidhje fatlume për këtë familje”, tha kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Astrit Maraj, shprehu falënderime për të gjithë ata që e ndihmuan të bëhet me një strehë./Telegrafi/

Të ngjajshme

Fshati kosovar ku të gjithë banorët kanë mbiemrin Gashi, por kanë dy fe

Kushtrim Guraj

Kosovë-Turqi, nënshkruhet Plani i Veprimit për bashkëpunim në shëndetësi

Kushtrim Guraj

“Turqia ka qëndruar gjithmonë pranë popullit shqiptar”

Kushtrim Guraj

Refugjatët sirianë e shndërrojnë Turqinë në shtëpinë e tyre të dytë

Kushtrim Guraj

Erdoğan: Do të luftojmë që të ndriçohet çështja e vdekjes së Morsit

Kushtrim Guraj

Diskriminimi ndaj familjes palestineze në Austri

Hevzi Hasani

Ariu polar kalon 1.500 kilometra në kërkim të ushqimit

Hevzi Hasani

Ankara, Albin Kurti takohet me kryeparlamentarin e Turqisë

Kushtrim Guraj

“Roli i bujqësisë në zhvillimin rural, aktivitet i rëndësishëm ekonomik”

Kushtrim Guraj