Rtv Pendimi
auto lider
Samet Tours
Good life Restaurant
Shëndetësi

Kakaoja rrit kolesterolin “e mirë”

Muslim Shop

 

Pirja e kakaos çdo ditë mund ta rrisë nivelin e HDL kolesterolit (“të mirë”), bëjnë të ditur hulumtuesit japonez të OchanOmizu University nga Tokioja. Ata studiuan 25 burra të shëndetshëm japonez me nivel normal ose mesatarisht të lartë të kolesterolit.

Asnjëri nga ta nuk kishte marrë barna, antioksidues ose vitamina. Ata nuk kishin as mbipeshë, duke gjykuar sipas mesatares së indeksit të masës trupore dhe nuk kishin pirë shumë alkool.

Së pari, hulumtuesit kontrolluan mostrat e gjakut dhe të urinës së pjesëmarrësve në studim dhe i ndanë në dy grupe. Grupi i parë u caktua të pijë sheqer me përmbajtje kakaoje çdo ditë për 12 javë. Grupit tjetër iu dha të pinë pije sheqerore që nuk përmbanin kakao, po ashtu për 12 javë.

Por grupi i parë nuk pinin kakao të rëndomtë. Studiuesit blenë kokrra të kakaos i poqën, i qëruan dhe i copëtuan ato në laborator. Ata po ashtu analizuan edhe pudrën e kakaos për të qenë të sigurt se nuk kishte humbur sasi të madhe të antioksiduesve gjatë përpunimit.

Në fund të eksperimentit 12 javor, pjesëmarrësit bënë disa analiza të mostrave të gjakut dhe të urinës.

HDL dhe LDL kolesteroli
Njerëzit në grupin që morën kakao treguan një rritje 24% të nivelit të HDL kolesterolit. Nivelet e HDL po ashtu u rriten edhe në grupet tjera krahasuese, por në një nivel më të ulët (5% ngritje në HDL).

Hulumtuesit kanë testuar edhe LDL kolesterolin (“e keq”) të tyre. Testet kanë përmbajtur disa lloje të ‘shprishura’ të LDL kolesterolit me disa radikale të lira që mundësojnë procesin e oksidimit. LDL kolesteroli i oksiduar mund të jetë pjesërisht i rrezikshëm, pasi që oksidimi mund të ndihmojë që LDL kolesteroli të grumbullohet në arterie, shpjegojnë hulumtuesit.

Testet laboratorike kanë treguar se LDL kolesteroli i njerëzve që kanë pirë kakao gjatë ditës, për 12 javë rresht, ishte më shumë rezistues ndaj oksidimit, se sa LDL kolesteroli i atyre që nuk kanë pirë kakao.

Sidoqoftë, studimi tregon nivele të njëjta të LDL kolesterolit në të dy grupet, përfshirë edhe LDL e oksiduar (d.m.th. LDL i përgjithshëm), pa varësisht nga konsumimi i kakaos.

Antioksiduesit e kakaos
Kakaoja përmban antioksidues të grupit të polifenolëve, që mund të jenë përgjegjës për rezultatin e studimit, thonë kërkuesit. Por, studimi nuk dëshmon se kakaoja ishte e vetmja arsye për rritjen e HDL kolesterolit të njerëzve.

Hulumtuesit rekomandojnë pije të kakaos çdo ditë për çdokënd. Çaji, vena, pemët dhe perimet po ashtu përmbajnë polifenole dhe mund të ndihmojnë shëndetin e zemrës.

“Për më tepër”, janë shprehur ata, “është e pakundërshtueshme se një balancim ditor i ushqimit është i rëndësishëm për mbështetjen e shëndetit të njeriut”. Me fjalë tjera, mos llogaritni në kakao për të lënë anash ushqimet tjera. /Telegrafi/
 

Të ngjajshme

Vapa, e rrezikshme për fëmijët!

Kushtrim Guraj

Sa ujë duhet të pini në bazë të peshës?

Hevzi Hasani

Si ndikon dielli në shëndetin tuaj?

Hevzi Hasani

Përse nuk është e shëndetshme pirja e ujit në këmbë?

Kushtrim Guraj

A mundë të ju ndihmoj meditimin, në orar të punës?

Kushtrim Guraj

Boronicat reduktojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Kushtrim Guraj

Duhani, dy herë i dëmshëm

Kushtrim Guraj

Fillon Java e Shëndetësisë Kosovë-Turqi 2019

Kushtrim Guraj

Ushqimet që preferohen gjatë ditëve të nxehta

Hevzi Hasani