Rtv Pendimi
Samet Tours
auto lider
Vip Well
Good life Restaurant
Lajme

KDI: Mangësi të shumta në menaxhimin e financave komunale

Muslim Shop

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe organizatat joqeveritare partnere të tij, prezantuan gjetjet kryesore të raportit “Menaxhimi i parasë publike në sytë e Auditorit të Përgjithshëm”, i cili ka të bëjë me vitin 2017 për komunat e Prizrenit, Suharekës, Ferizajt, Lipjanit, Podujevës dhe Istogut, raporton Anadolu Agency (AA).

Diana Metushi Krasniqi nga KDI, theksoi se është i nevojshëm instalimi i mekanizmave të cilët do të sigurojnë zbatimin e rekomandimeve, edhe pse siç tha, të gjitha gjetjet e Revizorit nuk kualifikohen për një hetim penal lidhur me problemet e planifikimit dhe shfrytëzimit të buxhetit.

“Ndonëse raporti vjetor i Auditorit të Përgjithshëm për parregullsitë përsërit të njëjtat shkelje nga viti në vit, rekomandimet për vitin paraprak nuk janë adresuar dhe organizatat buxhetore janë imune nga ndjekja penale. Është prokuroria e Shtetit si një autoritet i vetëm i cili në rast të shkeljes mund të iniciojë hetime penale kundër kryetarit dhe zyrtarëve të tjerë komunalë, të cilët nga ana e tyre janë të detyruar të zbatojnë këto rekomandime të auditorit”, tha Metushi Krasniqi.

Bekim Krasniqi nga organizata YAHR prezantoi gjetjet për komunën e Ferizajt, për ku theksoi se edhe kjo komunë ka një realizim të ulët të buxhetit në fushën e investimeve kapitale.

“Komuna e Ferizajt për vitin 2017 ka shpenzuar 95 për qind të buxhetit final, ndërkohë që disa nga problemet në kategorinë e buxhetit kanë të bëjnë me lëshimin e vendimeve për leje të ndërtimit pa përfunduar pagesa e plotë e taksave, mos kryerja e obligimeve nga shfrytëzuesit e pronës komunale dhe mos kryerja e obligimeve nga bizneset dhe punësimi i 40 mësimdhënësve pa konkurs”, tha Krasniqi.

Erolina Morina nga Instituti për Zhvillim të Qëndrueshëm të të Rinjve (ISDY), theksoi se në komunat e Suharekës dhe Prizrenit janë vërejtur mangësi më menaxhimin me marrëveshjet për investimet kapitale.

Ajo tha se komuna e Prizrenit, e cila ka realizuar 91 për qind të buxhetit, kishte probleme me menaxhimin e tenderëve, mbledhjen e inputeve dhe regjistrimin e pasurive të tjera.

Edhe komunat e Istogut dhe Podujevës kanë mangësi të ngjashme, për çka raporti rekomandon që kryetarët e komunave të zbatojnë ligjet në menaxhimin e financave publike dhe të zbatojnë masa disiplinore të cilat do të duhet të çojnë në shkarkimin e zyrtarëve financiarë për shkak të dështimeve sistemore të radhitura në raportet e Auditorit të Përgjithshëm.

Të ngjajshme

Fshati kosovar ku të gjithë banorët kanë mbiemrin Gashi, por kanë dy fe

Kushtrim Guraj

Kosovë-Turqi, nënshkruhet Plani i Veprimit për bashkëpunim në shëndetësi

Kushtrim Guraj

“Turqia ka qëndruar gjithmonë pranë popullit shqiptar”

Kushtrim Guraj

Refugjatët sirianë e shndërrojnë Turqinë në shtëpinë e tyre të dytë

Kushtrim Guraj

Erdoğan: Do të luftojmë që të ndriçohet çështja e vdekjes së Morsit

Kushtrim Guraj

Diskriminimi ndaj familjes palestineze në Austri

Hevzi Hasani

Ariu polar kalon 1.500 kilometra në kërkim të ushqimit

Hevzi Hasani

Ankara, Albin Kurti takohet me kryeparlamentarin e Turqisë

Kushtrim Guraj

“Roli i bujqësisë në zhvillimin rural, aktivitet i rëndësishëm ekonomik”

Kushtrim Guraj