Auto Draft

Kërpudhat dhe ushtrimet fizike – çelësi për shëndet të mirë gjatë dimrit

Dimri thuajse asnjëherë nuk është periudhë e mirë për një plan fitnesi dhe shëndeti, pavarësisht qëllimeve më të mira që mund t’i kemi.

Në këtë periudhë të motit të tmerrshëm dhe bollëkut me ushqime të mira të ngrohta, shumica e njerëzve heqin dorë nga qëllimet që ua vënë vetes, transmeton Telegrafi.

Por, prapëseprapë ka disa mënyra se si mund të qëndroni të shëndetshëm gjatë dimrit, e një nga këto mënyra përfshin konsumimin e më shumë kërpudhave.

Po pra, kërpudhave – perimeve të shëndetshme që nuk kanë shije perimesh aspak.

Duke folur për ‘Prima’, trajneri me bazë në Londër Keith McNiven ka japë disa këshilla se si mund të qëndroni të shëndetshëm gjatë dimrit.

Një nga këshillat e tij ka qenë konsumimin i kërpudhave, për të cilat thotë se janë të mbushura me shumë vitamina e nutrientë, kanë pak yndyrë, pak kripë, si dhe pak kalori.

Ato janë të mbushura edhe antioksidues, ndërkaq kërpudhat si ushqim njihen se ju mbrojnë nga dëmet e plakjes dhe jua forcojnë sistemin e imunitetit.

Por, vlen të ceket se trajneri thotë, pavarësisht mënyrës së mirë që ushqeheni, është esenciale që gjithashtu të ushtroni në mënyrë që të keni një shëndet të mirë. Madje, sipas tij, nëse nuk keni kohë të shkoni në palestër, gjithsesi provoni të bëni 20 minuta ushtrime në shtëpi. /Telegrafi/