Rtv Pendimi
Vip Well
Good life Restaurant
Samet Tours
auto lider
Lajme

Kompanitë innovative dhe dixhitale kosovare eksportojnë shërbime prej 30 milionë euro

Muslim Shop

Sektori i vetëm në Kosovë që ka bilanc pozitiv janë kompanitë inovative dhe dixhitale që eksportojnë shërbime me vlerë 30 milionë euro, u tha sot pas vizitës së punës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në Ministrinë e Inovacionit dhe Sipërmarrjes së Kosovës, raporton Agjencia Anadolu (AA).

Ministri i Inovacionit dhe Sipërmarrjes, Besim Beqaj, në konferencën për shtyp pas takimit tha se është biseduar për vitin e ekonomisë që u shpall viti 2019, për rregullimin e aktiviteteve dhe orientimin strategjik.

Nga ana tjetër, kryeministri Haradinaj vlerësoi punën e kësaj Ministrie të re të Kosovës. Haradinaj tha se Ministria e Inovacionit dhe Sipërmarrjes është shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe viti i ardhshëm, siç vuri ai në dukje, do të jetë viti i ekonomisë.

Haradinaj theksoi se Ministria arriti të bëhet partner i bizneseve innovative dhe të mbështesë dhe të jetë pranë bizneseve në digjitalizimin, si dhe të ofrojë mbështetje për investitorët e rinj, veçanërisht ato inovative.

“Unë prej këtu inkurajoj që të ndihmojmë Kosovën që të arrijë rezultate përmes këtyre bizneseve të reja, inovative dhe të fitojmë brende të reja. Ne kemi disa brende të mira në sport, kemi arritur nivel botëror dhe shpresoj që me disa kompani që tashmë kanë arritur të imponohen në tregun botëror, të shkojnë përpara”, tha Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj theksoi gjithashtu se këto kompani inovative dhe dixhitale eksportojnë shërbime me vlerë 30 milionë euro, që është sektori i vetëm në të cilin Kosova ka një bilanc pozitiv të eksporteve në raport me importet.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me grevën e paralajmëruar të arsimit që prej të hënës, më 14 janar, duke kërkuar paga më të larta, kryeministri Haradinaj tha se ka biseduar me krerët e Sindikatës së arsimit dhe se ka avancime.

Të ngjajshme

Fshati kosovar ku të gjithë banorët kanë mbiemrin Gashi, por kanë dy fe

Kushtrim Guraj

Kosovë-Turqi, nënshkruhet Plani i Veprimit për bashkëpunim në shëndetësi

Kushtrim Guraj

“Turqia ka qëndruar gjithmonë pranë popullit shqiptar”

Kushtrim Guraj

Refugjatët sirianë e shndërrojnë Turqinë në shtëpinë e tyre të dytë

Kushtrim Guraj

Erdoğan: Do të luftojmë që të ndriçohet çështja e vdekjes së Morsit

Kushtrim Guraj

Diskriminimi ndaj familjes palestineze në Austri

Hevzi Hasani

Ariu polar kalon 1.500 kilometra në kërkim të ushqimit

Hevzi Hasani

Ankara, Albin Kurti takohet me kryeparlamentarin e Turqisë

Kushtrim Guraj

“Roli i bujqësisë në zhvillimin rural, aktivitet i rëndësishëm ekonomik”

Kushtrim Guraj