Rtv Pendimi
Shëndetësi

Konsumimi i frutave arrore e përmirëson funksionin e trurit deri në 60%

Konsumimi i afatgjatë i frutave arrore mund të jetë çelësi për një shëndet më të mirë kognitiv te të moshuarit.

Demenca është sindromë e cila ndërlidhet me një dobësim të funksioneve kognitive, ndërkaq Shoqata e Alzheimerit vlerëson se rreth 850,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar janë duke jetuar me simptoma të demencës, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, hulumtuesit australianë kanë zbuluar se konsumimi i frutave arrore mund të ndihmojë në forcimin e funksionit të trurit.

Për këtë studim, i cili është publikuar në revistën “The Journal of Nutrition, Health and Ageing”, hulumtuesit kanë analizuar efektet e konsumimit të frutave arrore te rreth 5,000 të rritur të moshës mbi 55 vjet.

Ata kanë zbuluar se konsumimi i 10 gramëve të frutave arrore në ditë – sasi ekuivalente me dy lugë çaji – është ndërlidhur pozitivisht me një përmirësim të mënyrës së menduarit, me përmirësim të kujtesës, etj.

Hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar se e njëjta sasi e frutave arrore mund ta përmirësojë funksionin kognitiv të të moshuarve deri në 60%. /Telegrafi/

Të ngjajshme

Këto janë ushqimet që personat me artrit nuk duhet kurrsesi t’i konsumojnë

Kushtrim Guraj

Assesi mos hani lakra turshi nëse vuani nga këto sëmundje! Mos luani me shëndetin!

Urim Isma

Benefitet e përdorimit të limonit

Kushtrim Guraj

Bukë e bardhë, e zezë apo integrale, cila është më e shëndetshme?

Urim Isma

Përse kërcëllini dhëmbët gjatë natës dhe si ta ndaloni këtë shprehi?

Urim Isma

Specat djegës ruajnë zemrën

Urim Isma

Duart dhe këmbët ju janë të ftohta, ndërsa nuk keni probleme me qarkullimin e gjakut! Është e mundshme që vuani nga këto sëmundje!

Urim Isma

Përse fëmijët duhet të pinë qumësht shumë të yndyrshëm

Urim Isma

Shkencëtarët kanë zbuluar mënyrën si të shërojnë verbërinë

Urim Isma