Rtv Pendimi
Samet Tours
Good life Restaurant
Vip Well
auto lider
Lajme

Kosova dhe Turqia memorandum mirëkuptimi në sektorin bankar

Muslim Shop

Në kuadër të takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që po mbahen në Bali të Indonezisë, guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë, Murat Çetinkaya, kanë nënshkruar një memorandum të mirëkuptimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një komunikatë me shkrim nga BQK thuhet se “Qëllimi i këtij memorandumi të mirëkuptimit është thellimi i marrëdhënieve dhe forcimi i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit në fushën e biznesit bankar qendror, duke ndërmarrë iniciativa për rritjen e dialogut të biznesit në nivel ekspertësh dhe shkëmbimin e njohurive dhe ekspertizës”.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, me këtë rast ka shprehur kënaqësinë për rritjen e bashkëpunimit me Bankën Qendrore të Republikës së Turqisë me anë të këtij memorandumi, i cili sipas tij gjithashtu do të mundësonte shkëmbimin e informacioneve dhe pikëpamjeve mbi zhvillimet ekonomike dhe financiare në ekonomitë e të dyja vendeve, si dhe çështjet e bankingut qendror.

“Me nënshkrimin e këtij memorandum mirëkuptimi, palët bien dakord për të forcuar shkëmbimin e njohurive dhe ekspertizës përmes vizitave nga zyrtarët në nivel pune. Shkëmbimet mund të bëhen në formën e këshillave teknike, lëvizjeve të përkohshme të punonjësve, trajnimeve, seminareve, punëtorive, vizitave të ekspertëve, vizitave kërkimore ose aktiviteteve kërkimore në fusha të rëna dakord reciprokisht”, njofton BQK.

Të ngjajshme

Fshati kosovar ku të gjithë banorët kanë mbiemrin Gashi, por kanë dy fe

Kushtrim Guraj

Kosovë-Turqi, nënshkruhet Plani i Veprimit për bashkëpunim në shëndetësi

Kushtrim Guraj

“Turqia ka qëndruar gjithmonë pranë popullit shqiptar”

Kushtrim Guraj

Refugjatët sirianë e shndërrojnë Turqinë në shtëpinë e tyre të dytë

Kushtrim Guraj

Erdoğan: Do të luftojmë që të ndriçohet çështja e vdekjes së Morsit

Kushtrim Guraj

Diskriminimi ndaj familjes palestineze në Austri

Hevzi Hasani

Ariu polar kalon 1.500 kilometra në kërkim të ushqimit

Hevzi Hasani

Ankara, Albin Kurti takohet me kryeparlamentarin e Turqisë

Kushtrim Guraj

“Roli i bujqësisë në zhvillimin rural, aktivitet i rëndësishëm ekonomik”

Kushtrim Guraj