Rtv Pendimi
Lajme

Kosovë, fillon zbatimi i projektit për konkurrueshmërinë në eksport

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala njoftoi se projekti “Konkurrueshmëria dhe Gatishmëria për Eksport”, financuar nga Banka Botërore (BB) dhe implementuar nga MTI fokusohet në konkurrueshmërinë dhe rritjen e aftësive eksportuese të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të Republikës së Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).

Shala sot mbajti një konferencë për media ku bëri të ditur se ky projekt i financuar nga BB për periudhën e ardhshme 5 vjeçare shihet si një mundësi reale për t’i ndihmuar ndërmarrjet kosovare në rritjen e aftësive të tyre eksportuese, në mënyrë që prodhuesit kosovarë të jenë më të konkurrueshëm në treg.

“Ky projekt i ka brenda 3 komponentë, do të thotë rritja e aftësive dhe të mundësive të ndërmarrjeve tona për eksport; përmirësimi i infrastrukturës së cilësisë së prodhimeve të ndërmarrjeve tona të Republikës së Kosovës, do të thotë ky projekt e krijon infrastrukturën kombëtare të cilësisë; dhe reformimi i sistemit të inspeksioneve në Republikën e Kosovës”, tha Shala.

Më tej ministri Shala tha se ky projekt parasheh përkrahjen e ndërmarrjeve kosovare në certifikimin e produkteve dhe shërbimeve të tyre, si dhe njohjen ndërkombëtare që të gjitha produktet e çdo organizate të akredituar në Kosovë të njihen nga tregtarët apo organizatat tjera potenciale në vendet tjera.

Kurse Mario Guadamillas, menaxher për Financa, Konkurrueshmëri, Inovacion dhe Praktikat Globale të Bankës Botërore, deklaroi se Kosova ka bërë një progres të madh në reformat e të bërit biznes.

“Kosova në rangimin e të bërit biznes është përmirësuar nga renditja 117 në vitin 2012 në pozitën 44 në raportin e fundit. Është me rëndësi që të mbahet ky hap i reformave. Kjo demonstron përkushtimin e lartë e Republikës së Kosovës për t’i dërguar sinjale pozitive investitorëve potencialë”, tha ai.

Guadamillas shtoi se Kosova ka nevojë që të ketë reforma të mëtutjeshme sidomos në çështjen e inspektimeve dhe vuri në dukje pengesat që po paraqiten në eksport për shkak të mos njohjes së dokumenteve të cilësisë që po bëhen në Kosovë. “Projekti për konkurueshmëri në vlerën 15,1 milionë euro ka për qëllim që të krijojë një infrastrukturë cilësore e cila njihet ndërkombëtarisht, dhe që të fuqizojë aftësinë e Kosovës për të promovuar biznesin dhe eksportin”, tha ai.

Të ngjajshme

BE ndihmon Kosovën me donacion në vlerë 800 mijë euro në përballjen me COVID-19

Kushtrim Guraj

“Franca luan lojë të rrezikshme në Libi”

Kushtrim Guraj

Rama: Shqipëria e ka detyrim të mbështesë Kosovën pa kushte

Kushtrim Guraj

Thaçi: Nëse aktakuza konfirmohet, do të jap dorëheqje

Kushtrim Guraj

Turqia kreu operacionin më të madh kundër drogës

Kushtrim Guraj

BIK vendos: Anulohet haxhillëku

Kushtrim Guraj

Hoti: Liberalizimi i vizave mbetet një nga çështjet më urgjente që duhet të zgjidhim

Kushtrim Guraj

“Turqia nuk bën asgjë të paligjshme në Mesdhe”

Kushtrim Guraj

Kryeministri Hoti fillon takimet në Bruksel, pritet nga kreu i Këshillit Evropian

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU