Rtv Pendimi
Vip Well
Good life Restaurant
Samet Tours
auto lider
Lajme

Kosovë, përkujtohen boshnjakët e rënë dëshmorë në luftën e Çanakalasë

Muslim Shop

Instituti Yunus Emre (YEE) ka zhvilluar një ceremoni përkujtimore për boshnjakët që kanë rënë dëshmorë në luftën e Çanakalasë, kryesisht nga rajonet Jupa dhe Podgora që ndodhen në afërsi të Prizrenit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e zhvilluar në fshatin Reçan në afërsi të Prizrenit morën pjesë ministri i Administratës Oublike i Kosovës dhe kreu i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Mahir Yаğcılar, ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, kryekonsullja e Turqisë në Prizren, Eylem Altunya, deputetja e “koalicionit Vakat” të boshnjakëve në Kosovë, Duda Balje, kryetari i delegacionit Turk në misionin e forcave të paqëruajtëse (KFOR) në Kosovë, koloneli Numan Baş, drejtori i Institutit Yunus Emre Prishtinë (YEE), Mehmet Ülker, përfaqësues nga organizata dhe institucione të ndryshme turke, si dhe popullatë boshnjake.

Në një fjalim të mbajtur para të pranishmëve, Demiri tha se Turqia duhet të mbrojë popullin boshnjak që jeton në Kosovë dhe të cilët, siç tha, kanë sakrifikuar jetën e tyre në mbrojtje të Stambollit duke rënë dëshmorë atje.

“Shpresoj që të vazhdoj mbështetja e treguar në kohët e fundit në ndërgjegjësimin e kësaj përgjegjësie”, u shpreh Demiri.

Ambasadori Sakar, nga ana e tij, theksoi se nga këto territore mijëra turq, boshnjakë, goranë dhe shqiptarë, që i dhanë zemrën thirrjes së Stambollit dhe Anadollit, kanë luftuar me guxim krah për krah me ushtarët turk në Çanakala.

“Shumë nga vëllezërit tanë nga Kosova kanë rënë dëshmorë në këtë luftë. Për këtë arsye, është shumë e vlefshme që unë të jem bashkë me ju që keni humbur të afërmit tuaj në betejën e Çanakalasë ose që keni dëgjuar për kujtimet, dhimbjet dhe heroizmin e tyre për këtë luftë dhe keni hapur një vend të veçantë në zemrat tuaja për Çanakalanë”, tha Sakar.

Ndërkaq, deputetja Balje duke theksuar se varrezat e dëshmorëve të Çanakalasë i ka vizituar për herë të parë në moshën 6 vjeçare me gjyshin e saj, shtoi se, “Populli ynë shkoi duke vrapuar ndaj thirrjes së bërë për të mbrojtur islamin dhe Turqinë, të cilën e shikojnë si vendin e tyre. Do të jem gjithmonë krenare për vendosmërinë dhe vullnetin që kanë treguar dëshmorët tanë”.

Në ceremoni historianët boshnjakë folën për betejën e Çanakalasë, ndërsa nxënësit boshnjakë recituan poezi boshnjake rreth Çanakalasë, si dhe u zhvilluan valle folklorike.

Të ngjajshme

Haradinaj: Ndërhyrja e NATO-s, e prirë nga Amerika, ktheu shpresën tek populli ynë

Kushtrim Guraj

Putin zgjat sanksionet ruse kundër BE-së

Kushtrim Guraj

Gjykata refuzon kërkesën e 11 të akuzuarve në rastin “veteranët”

Kushtrim Guraj

BeH, 13 vite burg për ish-ushtarin serb për krime kundër njerëzimit

Kushtrim Guraj

Djali i Mohamed Morsit falënderon Erdoğanin për mbështetjen

Kushtrim Guraj

Sarajevë, protestë për shkak të vdekjes së Mohamed Morsit

Kushtrim Guraj

Komuniteti egjiptian në Kosovë përpiqet të ruajë identitetin

Kushtrim Guraj

Në New York program përkujtimor për Morsin

Kushtrim Guraj

“Emri kryesor në vrasjen e Khashoggit nuk po gjykohet”

Kushtrim Guraj