Rtv Pendimi
Good life Restaurant
auto lider
Samet Tours
Të ndryshme

Kryeimami Bajgora mbajti hytben e xhumasë në xhaminë e fshatit Zabel i Ulët

Muslim Shop

Ekipi i ligjëruesve për muajin e Ramazanit, të organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, sot mbajtën hytben e xhumasë në disa komuna të Kosovës. Me këtë rast kryeimami i Kosovës, Sabri ef. Bajgora ligjëroi hytben e xhumasë në xhaminë e fshatit Zabel i Ulët.

Ai në ligjëratën e tij para namazit të xhumasë, fillimisht uroi për muajin e bekuar të Ramazanit, duke potencuar se ky muaj është muaj i rahmetit, bereqetit, faljes dhe i mirësive të shumta.

“Më lejoni që në emrin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës t’u uroj për muajin e bekuar të Ramazanit, muajin e Kuranit, muajin për të cilin sahabët e Pejgamberit a.s. ishin lutur me muaj përapara që ta presin këtë muaj, ngase e dinin mirë rëndësinë dhe vlerën që ka ky muaj. Allahu xh.sh. ka privilegjuar si ymet, na cilësoi nga ata që urdhërojmë për të mirë dhe ndalojmë nga e keqja. Jemi të nderuar nga Allahu që kemi arritë ta presim Ramazanin, këtë muaj në të cilin zbresin melaqet në tokë dhe luten për ne që jemi agjërueshëm. Shpirtat tanë mallëngjehen sa herë që vjen muaji i Ramazanit, andaj ta dallojmë këtë muaj me agjërim, namaz, lutje drejtuar Allahut xh.sh.. Të dalim nga përditshmëria, duke e ngritur shpirtëroren, t’i mbushim zemrat me iman, sepse çdo vepër e jona në këtë muaj llogaritet ibadet, edhe frymëmarrja, edhe gjumi llogariten të tilla,” tha ndër të tjerash kryeimami Bajgora.

Hytbeja e xhumasë u fokusua në librin e shenjtë, Kuranin dhe në lidhjen që i bëri Zoti këtij libri me muajin e Ramazanit.

“Ramazani është muaj i Kuranit famëlartë, muaj kur fjala e Zotit zbriti në shpellën Hira përmes Xhibrilit a.s. Atëherë kur injoranca ishte në kulmin e saj, deshi Zoti që ta zbriste fjalën e Tij te Muhamedi a.s. Ishte pikërisht fjala “lexo”.
Kurani është vazhdimësi e librave të tjerë hyjnor, me të u përmbyll cikli i revelatës hyjnore. Jemi ymet që jemi ngritur mbi ymetet e tjera me fjalën lexo. Por, ne sot lexojmë Kuranin, mirëpo fatkeqësisht jemi shumë larg urdhërave dhe porosive të tij.”

Kryeimami Bajgora porisiti gjithashtu që zemrat tona t’i gjallërojmë me leximin e Kuranit: “Duhet të meditojmë mbi ajetet e Kuranit, janë mbi 1200 ajete të cilat flasin për diturinë, për shkencën. T’i lidhim zemrat tona me Kuran, qoftë edhe duke e lexuar atë në gjuhën shqipe. Të jemi prej atyre që në këtë muaj largohemi nga punët dhe veset e këqija dhe t’u afrohemi punëve të mira, me të cilat është i kënaqur Allahu xh.sh.”

Në hytben e tij, kryeimami Bajgora përmendi qëllimin e muajit Ramazan, e që është devotshmëria. “Muaji i Ramazanit nuk duhet të na lëj vetëm pa ngrënë dhe pa pirë, por duhet që të na bëjë më të bashkuar, më solidar. Jeta e kësaj bote është shumë e shkurtër dhe shumë shpejt vjen momenti kur duhet t’ia dorëzojmë shpirtin Allahut xh.sh. Të jemi prej atyre që e kryejmë këtë amanet me besim të plotë dhe ky moment të na vjen me lehtësi dhe pa ndonjë telashe.”

“Allahu ka hapur derë të veçantë të xhenetit për ne agjëruesit, derën “Rejjan”, andaj nga ky mimber e lusim Allahun që të na takojë së bashku përpara kësaj dere. Mos u ndalni në dua, mos e privoni vetën tuaj nga duatë, sidomos në dy kohë, në dy momente gjatë ditës, në kohën e syfyrit dhe në atë të iftarit, ngase janë momente kur lutjet tona nuk kanë perde tek Allahu xh.sh.”

Të ngjajshme

Kurbanat 2019 (Lista)

Hevzi Hasani

El- hamdu lil-lah

Hevzi Hasani

Pija që vlen sa puna jote

Kushtrim Guraj

Perlat e Islamit – 59 Pjesë (Downloand)

Kushtrim Guraj

Ushqimet që preferohen gjatë ditëve të nxehta

Hevzi Hasani

Ndarësi i përpikt

Hevzi Hasani

Një urim më mungon !

Kushtrim Guraj

50 DOBI NGA NATA E KADRIT

Kushtrim Guraj

XHAMIA EBU HANIFE NJË BUKURI E VEÇANTË

Kushtrim Guraj