Rtv Pendimi
Good life Restaurant
auto lider
Samet Tours
Vip Well
Lajme

Maroku nuk do ta njohë Kosovën

Muslim Shop

Ministri i Punëve të Jashtme i Marokut, Nasser Bourita, deklaroi se nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).

Bourita në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Beograd u takua me homologun serb, Ivica Daçiç.

Ministri maroken në një konferencë të përbashkët për media pas takimit tha se Maroku dhe Serbia kanë një potencial të madh për rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Sipas tij bujqësia dhe industria e automobilave janë fusha të rëndësishme për fuqizimin e marrëdhënieve.

Duke u shprehur se janë në një periudhë ku janë rritur marrëdhëniet dypalëshe, Bourita tha se “Nuk do të ndryshojë qëndrimi i Marokut për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës”.

Duke i vlerësuar marrëdhëniet e mira me Serbinë si “muaj i mjaltit”, Bourita deklaroi se “Do të realizojmë projekte që fuqizojnë bashkëpunimin tonë në fushat si kultura, zhvillimi dhe sporti”.

Edhe ministri serb i Punëve të Jashtme, Daçiç, tha se javën e ardhshme do të organizojnë një forum të punës me Marokun, ku shtoi se me këtë forum do të riaktivizohet komisioni ekonomik shumë kombëtar.

Bourita në kuadër të vizitës së tij në Beograd u prit edhe nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, kurse me ministrin e Sportit të Serbisë, Vanja Udoviçiç, nënshkroi protokoll bashkëpunimi në fushën e sportit.

Të ngjajshme

Haradinaj: Ndërhyrja e NATO-s, e prirë nga Amerika, ktheu shpresën tek populli ynë

Kushtrim Guraj

Putin zgjat sanksionet ruse kundër BE-së

Kushtrim Guraj

Gjykata refuzon kërkesën e 11 të akuzuarve në rastin “veteranët”

Kushtrim Guraj

BeH, 13 vite burg për ish-ushtarin serb për krime kundër njerëzimit

Kushtrim Guraj

Djali i Mohamed Morsit falënderon Erdoğanin për mbështetjen

Kushtrim Guraj

Sarajevë, protestë për shkak të vdekjes së Mohamed Morsit

Kushtrim Guraj

Komuniteti egjiptian në Kosovë përpiqet të ruajë identitetin

Kushtrim Guraj

Në New York program përkujtimor për Morsin

Kushtrim Guraj

“Emri kryesor në vrasjen e Khashoggit nuk po gjykohet”

Kushtrim Guraj