Rtv Pendimi
Samet Tours
Good life Restaurant
auto lider
Ilaçe për zemrën / Rukja

MBROJE VETEN MË KËTO FJALË

Muslim Shop
  • Nëse do që shejtani mos të të afrohet, thuaj kur të dalësh nga shtëpia, makina apo puna: Bismilah tevekultu ala Allahi, ve la havle ve la kuvete il-la bil-lah (Me emrin e Allahut, në Allahun u mbështeta nuk ka ndryshim e as forcë pa ndihmën e Allahut).
  • Nëse do që Allahu të të mjaftojë gjatë çdo brenge e vështirësie, thuaj shtatë herë: Hasbij Allahu la ilahe il-la huve Alejhi tevekeltu ve Huve Rabul arshil adhim (Më mjafton mua Allahu, nuk i takon adhurimi askujt tjetër përveç Allahut, Atij i mbështetem dhe ai është Zoti i Arshit të Madh).
  • Fjala, la il-lahe il-lAllah, është e dashur për zemrat dhe është drita e atyre zemrave dhe përmendja e saj i fshin gjynahet.
  • Kur ndien ngushtim dhe zbrazëtirë në gjoks përsërite: La ilahe il-la Ente Subhaneke in-ni kuntu minedh-dhalimin (Nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç Teje që je i Madhëruar. Vërtetë, unë jam prej mëkatarëve).
  • Kur e hulumton dritën në kohën e errësirës, lexoje suren Kehf në ditën e xhuma.
  • Kush do të jetë në zemrën e tij, le të kapet për fjalën: Ja Hajju ja Kajjumu bi rahmetike estegithu aslih li she’ni kul-lehu ve la tekilni ila nefsi tarfete ajnin (O i Gjallë përgjithmonë, O Mbikëqyrës i çdo gjëje, me mëshirën Tënde kërkoj ndihmë, ma përmirëso tërë gjendjen time dhe mos më lër të mbështetem në veten time as sa një përpëlitje e syrit).
  • Nëse do që Allahu të jetë i kënaqur me ty Ditën e Kiametit, thuaj nga tri herë, në mëngjes dhe në mbrëmje: Redijtu bil-lahi Rabben ve bil islami dinen, ve bi Muhamedin nebijjen (Jam i kënaqur që Zoti im është Allahu, feja ime është Islami dhe Pejgamberi im është Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të).
  • Shejtani thotë: “E shkatërrova të birin e Ademit me gjynahe dhe ai më shkatërroi me istigfar dhe me fjalën la ilahe il-lAllah.”

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Të ngjajshme

DHJETË MOMENTET MË TË BUKURA NË JETËN E NJERIUT

Irfan Jahiu

SHTATË AJETET QË TA LEHTËSOJNË NGUSHTIMIN NË GJOKS

Irfan Jahiu

TI NUK E DI, PËRDERISA NUK E RISHIKON VETEN

Irfan Jahiu

PËR T’I QETËSUAR SADOPAK ZEMRAT TONA TË PIKËLLUARA

Irfan Jahiu

MOS E DETYRO ASKËND TË MBETET ME TY

Irfan Jahiu

NËNTËMBËDHJETË KËSHILLA PËR JETË MË TË LUMTUR

Kushtrim Guraj

CILËS KATEGORI I TAKON?!

Kushtrim Guraj

ME BUZËQESHJE I PËRFITON ZEMRAT

Kushtrim Guraj

PESË GJËRA QË DUHET T’I KUPTONI NË JETËN TUAJ

Kushtrim Guraj