Rtv Pendimi
auto lider
Good life Restaurant
Samet Tours
Mirësjellja - Edukata fetare

MË FAL, UNË JAM I KAPUR PËR FE, MOS MË KËSHILLO!

Muslim Shop

I kapur për fe, mirëpo pa namaz nate, pa agjërim ditët e bardha, të hënën dhe të enjten.
I kapur për fe, mirëpo pa lexim të Kuranit brenda ditës dhe natës.
I kapur për fe, mirëpo pa u përkujdesur për dhikrin dhe për faljen e suneteve brenda namazeve.
I kapur për fe, mirëpo nuk shkon në ligjërata.
I kapur për fe, mirëpo nuk kam mundësi të qëndroj nëpër seminare shkencore. Nëse ato janë të lehta, do të më gjesh i pari, kurse nëse ato janë shkencore dhe edukative, atëherë jam i zënë me punët e shtëpisë dhe familjen.
I kapur për fe, mirëpo kaosi e përfshin jetën time dhe nuk ia di vlerën kohës.
I kapur për fe, mirëpo syri im nuk qan nga frika e Allahut.
I kapur për fe, shumë ankohem gjatë situatave.
I kapur për fe, mirëpo deri më tani nuk kam kohë ta përsëris Kuranin. Jam tepër i zënë.
I kapur për fe, mirëpo me shumë përgojim.
I kapur për fe, mirëpo u zhyta në kërkimin e diturisë për disa vite, derisa mendova se u bëra dijetari i kohës sime, i vetmi i dalluari dhe fillova të jap fetva për gjëra, që nëse do t’ia prezantonit Omer ibën Hatabit, Allahu qoftë i kënaqur me të, do t’i tubonte të gjithë sahabët për t’i diskutuar.
I kapur për fe, mirëpo nuk e pranoj këshillën. Nëse më këshillon, më ngushtohet gjoksi.
Tash parashtrohet pyetja, se ne, a jemi të kapur realisht për fe, apo ne e mashtrojmë vetveten me dukuritë e përmirësimit dhe të qëndrueshmërisë, e në fakt ne jemi shumë larg tyre?!
Realisht, si duket kemi shumë nevojë ta rishikojmë të kapurit tonë për feje.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Të ngjajshme

TI JE AI QË VENDOS SE A DO TË NDRYSHOSH

Irfan Jahiu

SHTËPI NË SHITJE A KA KUSH E BLEN ?!

Irfan Jahiu

DHJETË DITËT E DHULHIXHES 

Irfan Jahiu

MOS E HARRO KËTË RREGULL NË JETË

Irfan Jahiu

DISA VEPRA QË I SHLYEJNË MËKATET

Irfan Jahiu

E BUKUR ËSHTË DASHURIA, ATËHERË KUR E GJEN ATË QË E MERITON

Irfan Jahiu

E DREJTA E ÇDO NJERIU ËSHTË TË ËNDËRROJË DHE TË SHPRESOJË

Irfan Jahiu

PËR KËTË PERSON IA VLEN TË LUFTOSH

Irfan Jahiu

THYERJA E ZEMRËS ËSHTË MË E RËNDË SESA AJO E ESHTRAVE

Irfan Jahiu