Rtv Pendimi
Good life Restaurant
auto lider
Samet Tours
Shëndetësi

Me qumësht kundër sëmundjeve të eshtrave

Muslim Shop

Zakoni i konsumimit të qumështit sigurisht që fitohet gjatë fëmijërisë dhe duhet të vazhdohet gjatë gjithë jetës.

Shkrirja e kockave është një sëmundje e cila prek të rriturit e veçanërisht femrat.

Kjo sëmundje mund të parandalohet nëse konsumoni çdo ditë nga një gotë qumësht.

Fëmijët e shkollës duhet të pinë çdo mëngjes një gotë qumësht.

Kalciumi i gjendur tek qumështi ndihmon në plotësimin e zhvillimit të dhëmbëve dhe kockave, parandalon pakësimin e dendësisë kockore në vitet në vazhdim.

the-health-benefits-of-drinking-milk

Qumështi dhe produktet e tij janë depo të rëndësishme kalciumi. Krahas qumështit mund të konsumohet kosi, djathi, dhalli etj.

Fëmijët në ciklin shkollor duhet ta fillojnë ditën me një gotë qumësht dhe ta mbarojnë po ashtu me një gotë tjetër në darkë.

Kosi është shumë i dobishëm në luftimin e shumë sëmundjeve.

Ai është një burim i rëndësishëm i proteinave, yndyrave, vitaminave dhe mineraleve.

Bakteret e gjendura tek kosi kanë efekt parandalues të kancerit, infeksioneve, sëmundjeve të sistemit të zorrëve dhe astmës.

Krahas kësaj lëndët probiotike dhe prebiotike që përmban kosi ndihmojnë në luftimin e kapsllëkut, diarresë, sëmundjeve të zemrës, diabetit, shkrirjes së kockave dhe forcojnë sistemin imunitar. /Telegrafi/

Të ngjajshme

Vapa, e rrezikshme për fëmijët!

Kushtrim Guraj

Sa ujë duhet të pini në bazë të peshës?

Hevzi Hasani

Si ndikon dielli në shëndetin tuaj?

Hevzi Hasani

Përse nuk është e shëndetshme pirja e ujit në këmbë?

Kushtrim Guraj

A mundë të ju ndihmoj meditimin, në orar të punës?

Kushtrim Guraj

Boronicat reduktojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Kushtrim Guraj

Duhani, dy herë i dëmshëm

Kushtrim Guraj

Fillon Java e Shëndetësisë Kosovë-Turqi 2019

Kushtrim Guraj

Ushqimet që preferohen gjatë ditëve të nxehta

Hevzi Hasani