Rtv Pendimi
auto lider
Samet Tours
Good life Restaurant
Mirësjellja - Edukata fetare

MOS U GËZO ME PLAGËT E TË TJERËVE

Muslim Shop

Ti i cili je begatuar nga Allahu me punë, kur të ulesh në ndonjë tubim dhe në mesin tënd ke njerëz pa punë apo me rrogë më të ulët, mos fol për investimet e tua dhe rrogën tënde të lartë apo udhëtimet e tua. E nëse detyrohesh të flasësh rikujtojua atyre se kjo është begati dhe risk nga Allahu dhe se risku është në Dorën e Allahut dhe se bereqeti nuk varet nga pasuria e shumtë. Sa e sa pasanikë nuk e shijojnë lumturinë dhe nuk e gjejnë atë edhe përskaj pasurisë.
(Plaga rritet dhe nuk duron të shtohet edhe më shumë).
Ti i cili je begatuar nga Allahu me diploma shkencore, kur të ulesh në ndonjë tubim dhe në mesin tënd ke njeri që kushtet e kanë penguar që të vazhdojë shkollimin, mos fol para tij për gradat e tua shkencore dhe kulturën tënde të gjerë. E nëse detyrohesh të flasësh, thuaj se jam i sinqertë në atë që e them se dituria nuk është në diploma apo në nota dhe në universitete. Sa e sa dijetarë janë të njohur dhe kanë arritje të mëdha, edhe pse nuk kanë diploma universiteti dhe grada shkencore.
(Plaga rritet dhe nuk duron të shtohet edhe më shumë).
Ti i cili je begatuar nga Allahu me prindër, kur të ulesh në ndonjë tubim dhe në mesin tënd ka njeri që e ka humbur ndonjërin nga prindërit apo ata të dy, mos fol për dashurinë dhe butësinë e prindërve të tu ndaj teje. E nëse detyrohesh të flasësh, thuaj se jam i sinqertë në atë që e them se humbja e prindërve nganjëherë bën që njeriu të rritet më shpejt dhe të jetë më i fortë në personalitet dhe njeriu të përfitojë përvojë nga përgjegjësitë që i merr para kohe.
Ti i cili je begatuar nga Allahu me dëgjim, pamje, të folur, me prekje, me shëndet, me pasuri, bukuri, liri, sukses, apo me çfarëdo begatie qoftë ajo, rikujtoje se Allahu është posedues i begative.
(Plaga rritet dhe nuk duron të shtohet edhe më shumë).
Të ndiesh me njerëzit është gjë e bukur, kurse të lëndosh dikë në ndjenja me qëllim apo pa qëllim është gjë e shëmtuar dhe e ligë.
Mos harro se Allahu mund të ta marrë këtë begati nga ti, nëse ti nuk ia jep hakun si duhet, e nga haku është ta falënderosh Allahun për të dhe të mos bëhesh mendjemadh.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Të ngjajshme

TI JE AI QË VENDOS SE A DO TË NDRYSHOSH

Irfan Jahiu

SHTËPI NË SHITJE A KA KUSH E BLEN ?!

Irfan Jahiu

DHJETË DITËT E DHULHIXHES 

Irfan Jahiu

MOS E HARRO KËTË RREGULL NË JETË

Irfan Jahiu

DISA VEPRA QË I SHLYEJNË MËKATET

Irfan Jahiu

E BUKUR ËSHTË DASHURIA, ATËHERË KUR E GJEN ATË QË E MERITON

Irfan Jahiu

E DREJTA E ÇDO NJERIU ËSHTË TË ËNDËRROJË DHE TË SHPRESOJË

Irfan Jahiu

PËR KËTË PERSON IA VLEN TË LUFTOSH

Irfan Jahiu

THYERJA E ZEMRËS ËSHTË MË E RËNDË SESA AJO E ESHTRAVE

Irfan Jahiu