Rtv Pendimi
Samet Tours
Good life Restaurant
auto lider
Vip Well
Tregime

NËNË, UNË NUK E DUA MUHAMMEDIN -THOTË NJË FËMIJË

Muslim Shop
Rreziku i shkollave të huaja në vendet islame
Një fëmijë arab, i cili vijon mësimet në një shkollë të huaj fillore, u kthye në shtëpi disi çuditshëm.
“Si kalove sot biri im?”- e pyeti nëna ndërsa ai i zhgënjyer tha: Nënë, unë nuk e dua Muhammedin.
Po kush është Muhammedi?- e pyeti nëna.
Pejgamberi i muslimanëve- u përgjigj fëmija.
Nëna me gjysmë fryme, duke rrëfyer këtë ngjarje në një emision të një radiostacioni kur’anor, thotë: Ndjeva një goditje të rëndë. U trishtova. Ne jemi familje fetare e si të dali prej nesh një fëmijë me ide të tilla?! Faji është tek unë ngase nuk ia mësova namazin. Ai tash ende nuk ka mbushur nëntë vjet. Si thua ashtu kur Muhammedi është i dërguari ynë, është i dashuri jonë. Si flet fjalë të tilla?- e qortova.
Flas kështu ngase ai nuk na jep çokollata- ma ktheu i biri.
Mbeta e shtangur- vazhdon rrëfimin nëna. Si nuk të jep çokollata?! A e ke parë ti ndonjëherë që ai të t’i japi ty ato?
Jo, nuk e kam parë, por mësuesja jonë sot tha se pas pak do të vijë Muhammedi me shpirtin e tij në shkolle e pas tij do të vijë edhe Isai. Do të shohim se ke e doni dhe kush është fisnik. Mbyllni sytë  dhe vëreni kokën mbi bankë ngase tash do të vij Muhammedi dhe do të shohim se a do të ju sjell dhurata apo jo. Hapni sytë! A gjetët diç? – na pyeti mësuesja.
Jo- u përgjigjëm disi të demoralizuar.
Mbyllni sytë prapë dhe pritni se tani do të vijë Isai.
Hapni sytë- na tha mësuesja pas pak kur ja në banka gjetëm çokollata.
Ja kështu veprojnë shkollat e huaja në vendet tona islame. Kështu i mësojnë dhe metoda të tilla përdorin për t’i krishterizuar fëmijët tanë nëpërmjet mashtrimit me dhurata e gjëra tjera të dashura për ta.
Vëlla dhe motër!
Kujdesuni për fëmijët tuaj dhe t’ia keni frikën Allahut të Madhëruar  për ta!
 

Burimi: http://www.abdelghafar.com

Të ngjajshme

Ndarësi i përpikt

Hevzi Hasani

VDIQ DITËN E DASMËS SË SAJ

Kushtrim Guraj

Rrëfimi i një mbreti

Kushtrim Guraj

Përtype hidhërimin dhe fito lumturinë

Kushtrim Guraj

Pas vështirësisë vjen zgjidhja

Kushtrim Guraj

DASHURIA PËR NËNËN NATYRSHMËRI

Kushtrim Guraj

MAGJISTARET NUK KORREN SUKSES ME KETE GRUA, PERSE?

Kushtrim Guraj

PESHKATARI DHE RRËFIMI PËR FUNDIN E ZULLUMQARËVE

Kushtrim Guraj

SHEMBULL PËR LLOGARINË NË BOTËN TJETËR

Kushtrim Guraj