Rtv Pendimi
auto lider
Good life Restaurant
Samet Tours
Lajme

“Nga Siria kthehen 110 kosovarë”

Muslim Shop

Ministri i drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri, nëpërmjet një konference për media, ka njoftuar se 110 shtetas të Kosovës të cilët po qëndronin në Siri janë kthyer në vendlindje në orët e para të mëngjesit të së shtunës me një aeroplan nga Stambolli, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tahiri tha se vendimi për t’i kthyer ata është angazhim që nga tetori i vitit të kaluar, ndërsa task-forca është udhëhequr edhe me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe shteteve tjera që janë në aleancë kundër terrorizmit.

“Vendimin për kthimin e tyre në Kosovë është marrë në bashkëpunim me institucionet e vendit. Rastet e tyre do të vazhdojnë të trajtohen konform ligjeve në fuqi. Në rastin konkret kemi të bëjmë me gra dhe fëmijë shtetas të Kosovës”, tha Tahiri.

Tahiri tregoi se fëmijët, pjesë e të rikthyerve, kanë kaluar një periudhë traumatike të rëndë, ndërsa tregoi se do të angazhohen që do të punojnë në integrimin e tyre.

Ai tha se aksioni në fjalë dërgon mesazh të qartë që Kosova nuk i braktisë qytetarët e vet dhe “nuk i përkrahë programet e tilla të terrorizmit”.

Në konferencë ka marrë pjesë edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qelaj, i cili tregoi se në Siri vazhdojnë të qëndrojnë ende luftëtarë nga Kosova.

“Policia e Kosovës duke u bazuar në mandatin e vet ka qenë pjesë koordinuese e këtij operacioni. Katër luftëtarë, 32 gra e 74 fëmijë, dy nga të cilët kanë humbur prindërit atje, janë kthyer në Kosovë. Ne mbetemi të përkushtuar që t’iu ofrojmë siguri këtyre të kthyerve nga Siria”, ka thënë Qalaj.

Qelaj tregoi se në Siri po qëndrojnë ende 30 luftëtarë, 49 gra dhe 8 fëmijë.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka njoftuar për masat shëndetësore që do të ndërmerren për mos përhapjen e ndonjë sëmundjeje pas kthimit të shtetasve të Kosovës nga Siria.

Gratë dhe fëmijët e kthyer nga Siria janë dërguar në Qendrën e Azilkërkuesve në Vranidoll në Prishtinë, ndërsa katër luftëtarët janë arrestuar dhe është caktuar një mbajtje 48 orëshe. Pritet që Prokuroria Speciale të japë më shumë detaje rreth tyre.

Të ngjajshme

Shqipëri, haxhinjtë kthehen nga tokat e shenjta

Kushtrim Guraj

“Investimet në spitale janë për një mjekësi moderne në Kosovë”

Kushtrim Guraj

Rtv Pendimi ju uronë festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj

Indonezi, gruaja kurseu duke mbledhur mbeturina 26 vite për të udhëtuar në Haxh

Qëndrim Ibrahimi

Spanjë, shpëtohen 59 migrantë në Mesdhe

Kushtrim Guraj

Turqi, gjenden mbishkrime të lashta 883 vjet

Kushtrim Guraj

Studentët dhe nxënësit nga Shqipëria do të vizitojnë Turqinë

Kushtrim Guraj

Me karrocë drejt Haxhit: Rrëfimi i 34-vjeçarit nga Vushtrria, ëndrra e të cilit tanimë është realitet

Kushtrim Guraj

Edhe një doktore shkence i shtohet Kosovës

Hevzi Hasani