Rtv Pendimi
Samet Tours
Good life Restaurant
auto lider
Lajme

Përleshje në Xhamu Kashmir, disa të vdekur

Muslim Shop

Të paktën 5 kryengritës e kanë humbur jetën si pasojë e përleshjes mes forcave të sigurisë në rajonin Xhamu Kashmir të Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtria indiane njoftoi se forcat e sigurisë kanë rrethuar një fshat në Kulgam, ku më pas në përleshjen e ndodhur janë vrarë 5 militantë.

Pas incidentit në rajon janë zhvilluar protesta kundër Indisë. Si pasojë e intervenimit të ushtarëve ndaj protestuesve të paktën 10 civilë janë plagosur.

Çështja e Kashmirit

Britania e Madhe gjatë tërheqjes së saj nga India në vitin 1947, kishte lënë të lirë Kashmirin i cili ishte nën sundimin e princit, t’i bashkohet ose Indisë ose Pakistanit. 90 për qind e popullatës së Kashmirit e cila është muslimane në vitin 1947 dolën me qëndrimin që t’i bashkohen Pakistanit, por princi i asaj kohe, vendosi të bashkohet me Indinë në vend të Pakistanit. Ndërsa këtë vendim e kundërshtoi popullata muslimane e Kashmirit.

Pasi Pakistani dhe India dërguan ushtarë në rajon, palët luftuan për herë të parë në vitin 1947. Të dy vendet për të njëjtin shkak luftuan edhe në vitet 1965 dhe 1999. 45 për qind e Kashmirit është nën kontrollin e Indisë, ndërsa 35 për qind nën kontrollin e Pakistanit. 20 për qind e rajonit është nën kontrollin e Kinës. India, rajonet të cilat i okupoi i lidhi me vete nën emrin provinca “Xhammu Kashmir”.

Xhamu Kashmir tani është provinca e vetme e Indisë ku jeton shumicë muslimane. Ndërsa Pakistani Kashmirin që e ka nën kontroll i dha status të dy rajoneve autonome “Azad Kashmir (Kashmiri i Pavarur)” dhe “Gilgit Baltistan”.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), me vendimin e marrë nga viti 1948, kishte parashikuar pastrimin e Kashmirit nga ushtarët ndërsa e ardhmja t’i caktohet me referendum. India nuk është dakord me referendumin, ndërsa Pakistani kërkon të zbatohen vendimet e KS të OKB-së.

Grupet e rezistencës në Xhamu Kashmir, që nga viti 1989 zhvillojnë protesta për pavarësi ose të lidhen me Pakistanin.

Pas vrasjes së Burhan Wani, një ndër anëtarët e Hizbul Muxhahidin, në një përleshje që ndodhi më 8 korrik 2016 mes forcave të sigurisë dhe Hizbul Muxhahidin, dhjetëra mijëra persona dolën në protesta ndërsa gjatë protestave 63 persona humbën jetën.

Të ngjajshme

Shqipëri, haxhinjtë kthehen nga tokat e shenjta

Kushtrim Guraj

“Investimet në spitale janë për një mjekësi moderne në Kosovë”

Kushtrim Guraj

Rtv Pendimi ju uronë festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj

Indonezi, gruaja kurseu duke mbledhur mbeturina 26 vite për të udhëtuar në Haxh

Qëndrim Ibrahimi

Spanjë, shpëtohen 59 migrantë në Mesdhe

Kushtrim Guraj

Turqi, gjenden mbishkrime të lashta 883 vjet

Kushtrim Guraj

Studentët dhe nxënësit nga Shqipëria do të vizitojnë Turqinë

Kushtrim Guraj

Me karrocë drejt Haxhit: Rrëfimi i 34-vjeçarit nga Vushtrria, ëndrra e të cilit tanimë është realitet

Kushtrim Guraj

Edhe një doktore shkence i shtohet Kosovës

Hevzi Hasani