Rtv Pendimi
auto lider
Samet Tours
Good life Restaurant
Lajme

Ratifikohet marrëveshja Shqipëri-Kosovë për pikat e përbashkëta kufitare

Muslim Shop

Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Kosovës për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar, raporton Anadolu Agency (AA).

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”, është miratuar në seancën e sotme parlamentare me 89 vota pro.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, gjatë fjalës në seancë tha se aplikimi i marrëveshjes do të sjellë një sërë lehtësish në rritjen të mobilitetit, në lehtësinë e lëvizjes e të shkëmbimeve midis Shqipërisë e Kosovës, sipas tij, jo vetëm në aspektin e lëvizjes së qytetarëve, por dhe në aspektin e lëvizjes së mallrave.

“Marrëveshja në thelbin e saj parashikon që, nga dy kontrolle që zhvilloheshin në kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës, tashmë të zhvillohet një. Qeveria shqiptare parashikon që nën frymën e kësaj marrëveshjeje me Kosovën, të ecim nën të njëjtën frymë edhe sa i përket bashkëpunimit dhe lehtësimit të procedurave të menaxhimit të lëvizjeve në kufi edhe me Republikën e Maqedonisë së Veriut, po ashtu edhe me Republikën e Malit të Zi, duke vendosur kështu standarde të reja, të një fryme evropiane dhe duke i prirë një procesi integrues në rajon”, ka theksuar ministri Lleshaj.

Sipas Kuvendit të Shqipërisë, kjo marrëveshje është iniciuar në kuadër të angazhimeve të përbashkëta të të dyja qeverive, me qëllim thjeshtëzimin dhe lehtësimin e procedurave dhe të masave të lidhura me kontrollet kufitare.

Në bazë të marrëveshjes që është nënshkruar në dhjetor të vitit 2018, shtetasit, automjetet dhe mallrat, të cilët hyjnë ose dalin nga territori i palëve, u nënshtrohen kontrolleve të përbashkëta nga autoritetet përkatëse përgjegjëse, vetëm një herë, bazuar në parimin “Një ndalesë, një kontroll”.

Marrëveshja parashikon që pikat aktuale jo të përbashkëta të kalimit kufitar të ndryshojnë statusin në pika të përbashkëta të kalimit kufitar, ndërsa pikat e kalimit kufitar që mund të hapen në të ardhmen do të rregullohen sipas marrëveshjes.

Kujtojmë se në mbledhjet e përbashkëta mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës në vitet e fundit janë nënshkruar disa marrëveshje dhe protokolle bashkëpunimi.

Të ngjajshme

Shqipëri, haxhinjtë kthehen nga tokat e shenjta

Kushtrim Guraj

“Investimet në spitale janë për një mjekësi moderne në Kosovë”

Kushtrim Guraj

Rtv Pendimi ju uronë festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj

Indonezi, gruaja kurseu duke mbledhur mbeturina 26 vite për të udhëtuar në Haxh

Qëndrim Ibrahimi

Spanjë, shpëtohen 59 migrantë në Mesdhe

Kushtrim Guraj

Turqi, gjenden mbishkrime të lashta 883 vjet

Kushtrim Guraj

Studentët dhe nxënësit nga Shqipëria do të vizitojnë Turqinë

Kushtrim Guraj

Me karrocë drejt Haxhit: Rrëfimi i 34-vjeçarit nga Vushtrria, ëndrra e të cilit tanimë është realitet

Kushtrim Guraj

Edhe një doktore shkence i shtohet Kosovës

Hevzi Hasani