Rtv Pendimi
Samet Tours
auto lider
Good life Restaurant
Lajme

Reagim nga redaksia e RTV Pendimit

Muslim Shop

Njoftojmë të gjithë audiencën e Radio Pendimit se mediumi ynë është i pari dhe autentik me këtë emër, për çka shpeshherë përzihet me një medium tjetër me emër të ngjashëm ‘Radio Perendimi’.

Andaj lusim të gjithë dëgjuesit dhe shikuesit e Rtv  Pendimit, që për t’u njoftuar dhe për të ndjekur programet tona, të pëlqejnë faqen zyrtare në Facebook, RTV Pendimi e jo faqe të tjera.

Me këtë rast, neve si medium kemi hasur në huti edhe nga audienca jonë, duke menduar se Radio Perendimi jemi ne. Kjo ka ndikuar në punën tonë, për të cilën punojmë tash e më shumë se një dekadë.

Ndonëse një emër i ngjashëm si i yni, (Radio Pendimi), nuk është korrekt nga mediumi ‘Radio Perendimi’, kemi negociuar me këta të fundit, por nuk kemi arritur zgjidhje konkrete.

Radio Perendimi, fatkeqësisht po fiton audiencë në kurriz tonin, duke përdorur ngjashmëri nga ne dhe duke hutuar audiencën e gjerë të Radio Pendimit.

Ju ftojmë që për të mos pasur huti, të verifikoni se cilin medium po ndiqni, dhe të mos bieni pre e dyshimeve të tilla.

Ne edhe më tutje do të qëndrojmë besnik për audiencën tonë, duke punuar në frymën e pastër islame dhe duke mos i bërë dëm mediumeve tjera, siç na kanë bërë neve deri më tani.

Me shpresë se ky njoftim do të jetë ndihmues për juve, ju ftojmë të qëndroni edhe më tutje me programet e Radio Televizionit Pendimi, mediumit më të besueshëm islam.

Të ngjajshme

Shqipëri, haxhinjtë kthehen nga tokat e shenjta

Kushtrim Guraj

“Investimet në spitale janë për një mjekësi moderne në Kosovë”

Kushtrim Guraj

Rtv Pendimi ju uronë festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj

Indonezi, gruaja kurseu duke mbledhur mbeturina 26 vite për të udhëtuar në Haxh

Qëndrim Ibrahimi

Spanjë, shpëtohen 59 migrantë në Mesdhe

Kushtrim Guraj

Turqi, gjenden mbishkrime të lashta 883 vjet

Kushtrim Guraj

Studentët dhe nxënësit nga Shqipëria do të vizitojnë Turqinë

Kushtrim Guraj

Me karrocë drejt Haxhit: Rrëfimi i 34-vjeçarit nga Vushtrria, ëndrra e të cilit tanimë është realitet

Kushtrim Guraj

Edhe një doktore shkence i shtohet Kosovës

Hevzi Hasani