Rtv Pendimi
Vip Well
Samet Tours
auto lider
Good life Restaurant
Tregime

SHEMBULL PËR LLOGARINË NË BOTËN TJETËR

Muslim Shop

Një nxënës e pyeti Hoxhën për llogarinë në botën tjetër se si bëhet. Duke dashur t’ia shpjegojë në praktikë, Hoxha mori disa para që kishte dhe nxënësve ua shpërndau së në vijim: Nxënësit të parë ia dha 100 dinarë, të dytit 50, të tretit 30, të akëtit, 20, të pestit 10, të gjashtit pesë dhe të shtatit, këtij që pyeti, ia dha vetëm një dinar.

Shkoni dhe shpenzoni ndërsa nesër takohemi tek furra e bukës.

Nxënësit u shpërndanë. Dikush doli në treg, dikush shkoi për vizitë, e dikush në shtëpi. Ky i fundit, që kishte parashtruar pyetjen dhe kishte përfituar një dinar, u nda i hidhëruar. Pyeti ndërsa u diskriminua kësisoj.

Të nesërmen nxënësit u takuan me hoxhën tek furra e bukës.

Hoxha kërkoi që t’i tregonin se ku i kishin shpenzuar paratë. E thirri të parin dhe i tha: Hip mbi furrë dhe na trego se ku i ke shpenzuar paratë. Hipi por bënte nxehtë i madh kështu që krëcënte herë me njërën e herë me këmbën tjetër. Derisa tregoi ku i shpenzoi paratë, këmbët gati sa nuk iu dogjën. Kështu edhe i dytë, i treti..i shtati. Në fakt, ky i fundit nuk u dogj fare sepse kishte vetëm një dinar dhe llogaria ishte e lehtë.

Kështu është shembulli i llogarisë, sa më shumë pasuri në këtë botë, aq më shumë llogari në botën tjetër –iu tha Hoxha.

Me këtë djaloshi e kuptoi se Hoxha nuk e kishte nënvlerësuar kur i kishte dhënë vetëm një dinar, përkundrazi.

Pajto me atë që të ka dhënë All-llahu dhe ruaje veten nga haramet!

 

Të ngjajshme

Ndarësi i përpikt

Hevzi Hasani

VDIQ DITËN E DASMËS SË SAJ

Kushtrim Guraj

Rrëfimi i një mbreti

Kushtrim Guraj

Përtype hidhërimin dhe fito lumturinë

Kushtrim Guraj

Pas vështirësisë vjen zgjidhja

Kushtrim Guraj

DASHURIA PËR NËNËN NATYRSHMËRI

Kushtrim Guraj

NËNË, UNË NUK E DUA MUHAMMEDIN -THOTË NJË FËMIJË

Kushtrim Guraj

MAGJISTARET NUK KORREN SUKSES ME KETE GRUA, PERSE?

Kushtrim Guraj

PESHKATARI DHE RRËFIMI PËR FUNDIN E ZULLUMQARËVE

Kushtrim Guraj