Rtv Pendimi
auto lider
Samet Tours
Good life Restaurant
Lajme

Shqipëri, panair për produktet hallall

Muslim Shop

Në Shqipëri është hapur Panairi i produkteve hallall, i cili ka mbledhur së bashku dhjetëra kompani nga vende të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Produktet hallall që nga produktet ushqimore, pijet dhe të tjera do të ekspozohen në mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë për disa ditë me radhë, ndërsa kanë tërhequr interesin e qytetarëve të shumtë që ditën e parë të hapjes së panairit.

Panairi ndërkombëtar organizohet për herë të dytë në Shqipëri, ndërsa organizatorët synojnë që ta kthejnë në një traditë edhe për promovimin e këtyre produkteve dhe rritjen e përdorimit të tyre nga konsumatorët në Shqipëri.

Nicole Keskek, përfaqësuesja e Samitit Botëror Hallall dhe Panairit të Produkteve Hallall, në një prononcim për AA tha se në panairin që po organizohet në Tiranë po prezantojnë Samitin Botëror Hallall dhe panairin hallall që do të organizohet në Stamboll.

“Qëllimi i panairit hallall është të zgjerojë tregtinë midis vendeve islame, midis anëtarëve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik. Meqë Shqipëria është një prej tyre, këtu po paraqesim projektin tonë në një nga ekspozitat hallall më të forta në rajon. Besojmë se do të ndihmojë në zgjerimin e fitimeve të eksportit të ekonomive islame dhe ne besojmë se do të kemi një pjesëmarrje të lartë për të zgjeruar marrëdhëniet ekonomike islame në tregti”, theksoi Keskek.

Kujtojmë se Samiti Botëror Hallall do të organizohet në Stamboll nën kujdesin e Presidencës së Republikës së Turqisë në datat 28 nëntor-01 dhjetor 2019.

“Albanian Halal Expo 2019” organizohet në datat 20-22 prill nga shoqëria e cila organizon shpërndarjen e produkteve hallall, ndërsa ekspozohen produkte nga Shqipëria, Kosova, Turqia dhe vende të tjera.

Organizatorët presin që stendat e panairit të vizitohen nga 15-20 mijë qytetarë, të cilët do njihen nga afër me produktet hallall, si produkte ushqimore, pije, produkte të kozmetikës, mjekësisë dhe farmaceutikës, si dhe turizëm hallall.

Pas përmbysjes së regjimit komunist në Shqipëri filloi përdorimi i produkteve hallall nga sektorë të ndryshëm, produkte të cilat certifikohen dhe përgatiten sipas rregullave islame.

Të ngjajshme

Shqipëri, haxhinjtë kthehen nga tokat e shenjta

Kushtrim Guraj

“Investimet në spitale janë për një mjekësi moderne në Kosovë”

Kushtrim Guraj

Rtv Pendimi ju uronë festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj

Indonezi, gruaja kurseu duke mbledhur mbeturina 26 vite për të udhëtuar në Haxh

Qëndrim Ibrahimi

Spanjë, shpëtohen 59 migrantë në Mesdhe

Kushtrim Guraj

Turqi, gjenden mbishkrime të lashta 883 vjet

Kushtrim Guraj

Studentët dhe nxënësit nga Shqipëria do të vizitojnë Turqinë

Kushtrim Guraj

Me karrocë drejt Haxhit: Rrëfimi i 34-vjeçarit nga Vushtrria, ëndrra e të cilit tanimë është realitet

Kushtrim Guraj

Edhe një doktore shkence i shtohet Kosovës

Hevzi Hasani