Rtv Pendimi
Samet Tours
Good life Restaurant
auto lider
Lajme

Shqipëri, tensione në protestën e partive opozitare

Muslim Shop

Partitë opozitare të Shqipërisë kanë mbajtur sot në Tiranë protestën e radhës antiqeveritare, ndërsa që në fillim të saj është përfshirë nga tensionet dhe përdorimi i gazit lotsjellës nga policia, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit opozitarë të ardhur nga të gjitha qytetet e Shqipërisë kanë hedhur tymuese, bomba molotov, kapsolla, bojë dhe sende të tjera në oborrin e selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë, duke shkaktuar edhe zjarr në derën e selisë.

Ndërkohë mbështetësit e opozitës kanë protestuar edhe para selisë së Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa tentuan të çajnë edhe koordinon policor. Gjatë protestës janë lënduar disa protestues dhe punonjës të policisë, gjatë përplasjeve dhe incidenteve.

Protesta u organizua nga Partia Demokratike (PD) dhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), me kërkesën për krijimin e një qeverie tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Në fjalën e tij gjatë protestës, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, tha se protesta vazhdon dhe do të vazhdojë. “Beteja do të vazhdojë deri në fitore. E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa. Shqipëria si gjithë Evropa. Me këtë ëndërr jemi mbledhur dhe kemi bërë hapa përpara. Forca jonë është pjesëmarrja, forca jonë është bashkimi. Forca jonë është qëndresa”, u shpreh Basha.

Lidhur me protestën e opozitës ka reaguar presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili u ka bërë thirrje protestuesve të evitojnë aktet e dhunës.
“Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkon të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve”, thuhet në njoftimin e publikuar nga zyra e shtypit e Presidencës së Shqipërisë.

Ndërkohë qindra forca policore u angazhuan pranë selisë Kuvendit të Shqipërisë, Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve të tjera për të shmangur incidentet gjatë protestës. Partitë opozitare që pas dorëzimit të mandatave parlamentare në muajin shkurt kanë organizuar disa protesta, ndërsa insistojnë në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme

Të ngjajshme

“Investimet në spitale janë për një mjekësi moderne në Kosovë”

Kushtrim Guraj

Rtv Pendimi ju uronë festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj

Indonezi, gruaja kurseu duke mbledhur mbeturina 26 vite për të udhëtuar në Haxh

Qëndrim Ibrahimi

Spanjë, shpëtohen 59 migrantë në Mesdhe

Kushtrim Guraj

Turqi, gjenden mbishkrime të lashta 883 vjet

Kushtrim Guraj

Studentët dhe nxënësit nga Shqipëria do të vizitojnë Turqinë

Kushtrim Guraj

Me karrocë drejt Haxhit: Rrëfimi i 34-vjeçarit nga Vushtrria, ëndrra e të cilit tanimë është realitet

Kushtrim Guraj

Edhe një doktore shkence i shtohet Kosovës

Hevzi Hasani

Turqia shpall vendimet e Këshillit të Lartë Ushtarak

Kushtrim Guraj