Rtv Pendimi
auto lider
Good life Restaurant
Samet Tours
Lajme

Shqipëri, tryezë diskutimi për menaxhimin e sezonit turistik

Muslim Shop

Përfaqësues të disa ministrive në Shqipëri realizuan sot një takim me 12 prefektët e vendit për problematikat e vitit turistik 2018 dhe zbatimin e planit të masave për një turizëm cilësor dhe me standarde gjatë vitit 2019, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aktivitetin që u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, tha se viti i kaluar ishte i suksesshëm lidhur me sigurinë në det.

Lidhur me problematikën e zhurmave në zonat turistike, Klosi tha se “Është një shqetësim që na vjen nga grupet e turoperatorëve përsa i përket implementimit të vendimit të Këshillit të Ministrave për lejimin ose jo të muzikës në zonat turistike. Prefektët kanë rëndësi të veçantë për të nxitur kryetarët e bashkive për të marrë vendime ashtu siç ligji e kërkon përpara fillimit të sezonit”, deklaroi Klosi.

Sipas tij, është detyrë e përbashkët që në qytetet turistike të mbipopulluara muzika të mos përbëjë shqetësim për komunitetin.

Klosi tha se prefektët duhet të ushtrojë kontrolle përsa i përket mungesës së librezave shëndetësore, mungesës së analizave të ujit, produkteve dhe mungesës së kushteve sanitare. Gjithashtu gjatë sezonit të ardhshëm, ministri Klosi theksoi se do të organizohet një kalendar festash që do të shtrihet gjatë gjithë sezonit turistik.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në këtë aktivitet tha se ky vit është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, pasi pritet hapja e negociatave me Bashkimin Evropian (BE).

“Një sezon i mirë turistik është një kontribut për një imazh të mirë të vendit, imazh që është i rëndësishëm për të ndikuar në një vendim pozitiv të vendeve anëtare të BE-së. Këtu duhet të luajmë të gjithë një rol lidhur me imazhin e Shqipërisë, që përmes miliona qytetarëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë ne mund ta përcjellim në rrugën më të mirë këtë imazh. Vitin e kaluar sipas Institutit të Statistikave (INSTAT) kanë qenë 11.2 milionë qytetarë shqiptarë dhe të huaj që kanë vizituar Shqipërinë gjatë sezonit turistik”, u shpreh Lleshaj.

Sipas tij gjatë organizimit të sezonit turistik roli i prefektëve do të jetë qendror dhe do të koordinojnë punën mes gjithë agjencive të tjera që reagimi i strukturave shtetërore të jetë si një i tërë.

Duke folur për problematikën e qarkullimit rrugor gjatë sezonit turistik, Lleshaj tha se duhet të merren masa që tani për të shmangur problematikat e mundshme.


Të ngjajshme

Shqipëri, haxhinjtë kthehen nga tokat e shenjta

Kushtrim Guraj

“Investimet në spitale janë për një mjekësi moderne në Kosovë”

Kushtrim Guraj

Rtv Pendimi ju uronë festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj

Indonezi, gruaja kurseu duke mbledhur mbeturina 26 vite për të udhëtuar në Haxh

Qëndrim Ibrahimi

Spanjë, shpëtohen 59 migrantë në Mesdhe

Kushtrim Guraj

Turqi, gjenden mbishkrime të lashta 883 vjet

Kushtrim Guraj

Studentët dhe nxënësit nga Shqipëria do të vizitojnë Turqinë

Kushtrim Guraj

Me karrocë drejt Haxhit: Rrëfimi i 34-vjeçarit nga Vushtrria, ëndrra e të cilit tanimë është realitet

Kushtrim Guraj

Edhe një doktore shkence i shtohet Kosovës

Hevzi Hasani