Rtv Pendimi
Good life Restaurant
Samet Tours
Vip Well
auto lider
Lajme

Shqipëria dhe Kosova përshëndesin miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni

Muslim Shop

Shqipëria dhe Kosova kanë përshëndetur miratimin e ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi i Maqedonisë, me të cilat do të ndryshohet emri në Republika e Maqedonisë së Veriut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Reagime nga drejtuesit e lartë të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në rrjetet sociale shkruan se Parlamenti i Republikës së Maqedonisë dëshmoi guxim, vizion dhe vetëdije të lartë, duke votuar për ndryshimet kushtetuese të parapara me Marrëveshjen e Prespës, që shënojnë, sipas tij, hapin final drejt ndryshimit të emrit të vendit.

“Vendimi i tyre nuk ka qenë fare i lehtë, as popullor, por ishte vendim i duhur, i cili tejkalon interesat partiake për shtetin dhe qytetarët. Republika e Maqedonisë apo Maqedonia Veriore, siç do të quhet tani, bëri një hap të madh përpara, duke i hapur perspektivë stabilitetit politik, vazhdimit të reformave dhe integrimit të vendit në institucionet veriatlantike, për t’iu garantuar jetë më të mirë qytetarëve dhe brezave të rinj”, thuhet në reagimin e Thaçit.

Thaçi shkruan se viti 2019 duhet të jetë vit i vendimeve të mëdha edhe për Kosovën, sipas tij, vit kur duhet të përmbyllet edhe konflikti shekullor mes Kosovës dhe Serbisë, me një marrëveshje përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse për paqen dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në rrjetet sociale shkruan se përshëndet votimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, duke e konsideruar këtë votim, si hap madhor në rrugën e integrimeve euro-atlantike të shtetit fqinj.

“Kjo ngjarje me peshë në historinë e re të Ballkanit Perëndimor është shpresë që rajoni ynë po shkon drejtë paqes së përhershme. Përgëzoj homologun tim Zoran Zaev për vizionin e dëshmuar properëndimor dhe shqiptarët në Maqedoni për rolin kyç në këto ndryshime”, shkruan Haradinaj.

Për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni, ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili edhe ai në rrjetet sociale shkruan se ky vendim zhbllokon njëherë e mirë rrugën e integrimeve dhe përshpejton anëtarësimin në NATO dhe BE, jo vetëm të Maqedonisë por të mbarë rajonit.

Reagojnë Bushati dhe Basha

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka shkruar se për këtë proces kontributi i partive politike shqiptare u dëshmua si faktor vendimtar.

“Votimi përfundimtar i Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti është një demonstrim i qartë i aftësisë politike për të zhbllokuar rrugën drejt NATO-s dhe BE-së. Kontributi i partive politike shqiptare edhe njëherë u dëshmua si faktor vendimtar”, shkruan Bushati.

Ndërkohë për këtë votim ka reaguar edhe kryetari i opozitës dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD), Lulzim Basha, duke e konsideruar votimin si hap historik për konsolidimin e rajonit si pjesë e familjes Euroatlantike.

Kujtojmë se sot me mbështetjen e dy të tretave të deputetëve apo 81 vota, Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar katër amandamentet me të cilat do të ndryshohet emri kushtetues në Republika e Maqedonisë së Veriut, pasi që Marrëveshja e Prespës të ratifikohet edhe nga pala greke.

Të ngjajshme

Haradinaj: Ndërhyrja e NATO-s, e prirë nga Amerika, ktheu shpresën tek populli ynë

Kushtrim Guraj

Putin zgjat sanksionet ruse kundër BE-së

Kushtrim Guraj

Gjykata refuzon kërkesën e 11 të akuzuarve në rastin “veteranët”

Kushtrim Guraj

BeH, 13 vite burg për ish-ushtarin serb për krime kundër njerëzimit

Kushtrim Guraj

Djali i Mohamed Morsit falënderon Erdoğanin për mbështetjen

Kushtrim Guraj

Sarajevë, protestë për shkak të vdekjes së Mohamed Morsit

Kushtrim Guraj

Komuniteti egjiptian në Kosovë përpiqet të ruajë identitetin

Kushtrim Guraj

Në New York program përkujtimor për Morsin

Kushtrim Guraj

“Emri kryesor në vrasjen e Khashoggit nuk po gjykohet”

Kushtrim Guraj