Rtv Pendimi
auto lider
Good life Restaurant
Samet Tours
Vip Well
Lajme

Siria dikur ka strehuar refugjatë nga Evropa

Muslim Shop

Pritja e refugjatëve evropianë gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore nga ana e shteteve të Lindjes së Mesme, përfshirë Sirinë, është një ndër faktet e harruara të historisë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Civilë nga Evropa Lindore dhe Ballkani migruan përmes Mesdheut dhe Turqisë në drejtim të shteteve të Lindjes së mesme për të ikur nga okupimi nazist dhe sovjetik në periudhën më të vështirë të luftës.

Afërsisht 40 mijë evropianë u vendosën në kampet e krijuara në Siri, Egjipt dhe Palestinë nga ana e Administratës për Ndihmë dhe Refugjatë në Lindjen e Mesme (MERRA) të themeluar nga Britania në vitin 1942.

Evropianët e pritur në këto vende deri në mbarimin e luftës, u kthyen në vendet e tyre apo në vende të tjera që preferuan.

Kjo temë, e cila ishte trajtuar edhe në një lajm të gazetës Washington Post dy vite më parë, bën pjesë në mesin e fakteve të harruara të historisë.

Në raportimin e gazetës thuhej se kushtet në kampe ishin mjaft të mira dhe se refugjatët vendoseshin në kafte pasi kalonin kontrollet mjekësore dhe u jepej kartë identifikimi.

Në një qytet me tenda të ngritur në Halep, civilët që kishin ardhur në vitin 1944 nga ishujt grekë madje u garantohej për të dalë jashtë për t’u socializuar dhe për të bërë pazar.

Washington Post theksonte se diku mes 114 dhe 300 mijë polakë ishin strehuar në Iran mes viteve 1939-1941 duke ikur nga masakrat naziste dhe kampet sovjetike të punës, porse qeveria polake ka refuzuar të presë refugjatë.

– Fotografi e grave siriane duke u shpërndare veshje fëmijëve grekë

Në ballinën e gazetës arabe “Hune al Kuds” (Ky është Kudsi) e shtypur më 11 janar të vitit 1942, gjendet një fotografi në të cilën mund të shihen gra siriane teksa u shpërndajnë veshje fëmijëve grekë.

Në gazetë thuhet se “Refugjatëve të ardhur nga Greqia në Siri u janë shpërndarë ushqime dhe veshje”.

Të ngjajshme

Haradinaj: Ndërhyrja e NATO-s, e prirë nga Amerika, ktheu shpresën tek populli ynë

Kushtrim Guraj

Putin zgjat sanksionet ruse kundër BE-së

Kushtrim Guraj

Gjykata refuzon kërkesën e 11 të akuzuarve në rastin “veteranët”

Kushtrim Guraj

BeH, 13 vite burg për ish-ushtarin serb për krime kundër njerëzimit

Kushtrim Guraj

Djali i Mohamed Morsit falënderon Erdoğanin për mbështetjen

Kushtrim Guraj

Sarajevë, protestë për shkak të vdekjes së Mohamed Morsit

Kushtrim Guraj

Komuniteti egjiptian në Kosovë përpiqet të ruajë identitetin

Kushtrim Guraj

Në New York program përkujtimor për Morsin

Kushtrim Guraj

“Emri kryesor në vrasjen e Khashoggit nuk po gjykohet”

Kushtrim Guraj