Rtv Pendimi
Samet Tours
Good life Restaurant
auto lider
Lajme

Sulmet në Sri Lankë, 207 të vdekur, 450 të plagosur

Muslim Shop

Të paktën 207 persona kanë humbur jetën dhe 450 kanë ngelur të plagosur si pasojë e sulmit ndaj kishave dhe hoteleve në Sri Lankë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në orët e mëngjesit në vend janë kryer sulme ndaj një kishe në Batticaloa, ndaj kishave St. Anthony’s në Kochchikade dhe St.Sebastian në Katana si dhe ndaj hoteleve me pesë yje Shangri-La, Cinnamon Grand dhe Kingsbury në kryeqytetin Colombo.

Pas sulmeve të mëngjesit, në Kopshtin Zoologjik në periferinë e kryeqytetit, në Dehiwala, ndodhi shpërthimi i shtatëtë, ndërsa pas sulmit të tetë u shpall orë policore.

Sipas policisë, bilanci aktual i të vdekurve është 207, prej të cilëve 27 janë shtetas të huaj, kurse 450 të tjerë janë plagosur. Nga informacionet e marra nga burimet diplomatike, në sulme kanë humbur jetën dy shtetas turq, inxhinierë.

Përgjegjësinë mbi sulmet, prej të cilëve të paktën dy janë sulme kamikaze, ende nuk e ka marrë askush. Ministri i Mbrojtjes i Sri Lankës, Ruwan Wijewardane, tha se shtatë të dyshuar janë arrestuar.

Me urdhër të presidentit, nga ora 18.00 deri orën 06:00 të mëngjesit sipas kohës lokale do të zbatohet ora policore.

“Kam dhënë urdhër që të ndërmerren veprime të fuqishme kundër personave përgjegjës për këtë komplot”, tha presidenti i Sri Lankës, Maithripala Sirisena në deklaratën e tij, duke kërkuar nga qytetarët që të ruajnë paqen dhe të mos bien pre e provokimeve dhe dezinformatave.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Sri Lankës që të qëndrojnë së bashku dhe të fortë në këtë periudhë tragjike”, u shpreh kryeministri Ranil Wickremesinghe.

Ndërsa ministri i Financave, Mangala Samaraweera, në llogarinë e tij në Twitter, sulmin e përshkroi si “përpjekje e koordinuar shumë mirë për të krijuar anarki dhe kaos, e cila shkaktoi vdekjen e shumë njerëzve të pafajshëm”.

Qeveria e Sri Lankës ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram, për parandalimin e përhapjes së lajmeve të pabaza.

Turqia dënoi sulmin
“E dënoj ashpër dhe në mënyrë të fuqishme e mallkoj sulmin jo human në tempujt fetarë. Ky sulm barbar, edhe një herë ka demonstruar nevojën për një luftë vendimtare me të gjitha format kundër terrorit”, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në deklaratën me shkrim.

Nëpërmjet një postimi nga llogaria e tij në Twitter, ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu tha: “Mallkoj sulmet terroriste me objektiv njerëzit e pafajshëm gjatë ceremonive të pashkëve në kishat dhe hotelet në Sri Lankë”.

Lidhur me sulmin reagoi edhe Ministria e Jashtme e Turqisë, duke theksuar se sulmi është një provokim i qëllimshëm dhe se nuk ka dallim me sulmin ndaj muslimanëve në xhamitë në Zelandën e Re.

Shefi i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Prof. Dr. Fahrettin Altun, në postimin e tij në Twitter tha se: “Dënoj ashpër sulmet terroriste që kanë shënjestruar njerëzit e pafajshëm në shumë vende të Sri Lankës, përfshirë edhe kishat. Ky sulm ishte bërë kundër gjithë njerëzimit. Ndajmë dhimbjet e popullit të Sri Lankës si një vend që lufton kundër çdo lloj terrorizmi”.

Të ngjajshme

Shqipëri, haxhinjtë kthehen nga tokat e shenjta

Kushtrim Guraj

“Investimet në spitale janë për një mjekësi moderne në Kosovë”

Kushtrim Guraj

Rtv Pendimi ju uronë festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj

Indonezi, gruaja kurseu duke mbledhur mbeturina 26 vite për të udhëtuar në Haxh

Qëndrim Ibrahimi

Spanjë, shpëtohen 59 migrantë në Mesdhe

Kushtrim Guraj

Turqi, gjenden mbishkrime të lashta 883 vjet

Kushtrim Guraj

Studentët dhe nxënësit nga Shqipëria do të vizitojnë Turqinë

Kushtrim Guraj

Me karrocë drejt Haxhit: Rrëfimi i 34-vjeçarit nga Vushtrria, ëndrra e të cilit tanimë është realitet

Kushtrim Guraj

Edhe një doktore shkence i shtohet Kosovës

Hevzi Hasani