Rtv Pendimi
auto lider
Good life Restaurant
Samet Tours
Lajme

TIKA organizoi modulin e tretë të edukimit special në Prishtinë

Muslim Shop

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Zyra Koordinuese në Prishtinë, së bashku me akademikët dhe ekspertët e fushës së autizmit nga Turqia organizuan modulin e tretë në Prishtinë të seminarit për edukim special, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë tubim, ku kishte edhe të ftuar specialë, si ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, ambasadori i Turqisë në Kosovë Çağrı Sakar dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, u vlerësua lartë organizimi për edukimin special.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale i Kosovës, Skender Reçica, duke falënderuar TIKA-n dhe shtetin turk për ndihmën financiare për këtë kategori, tha se edukimi special ndikon për një jetë më të mirë tek fëmijët me autizëm dhe sindromën Down.

Ai tha se në ministri kanë plane konkrete për t’i dalë në ndihmë kësaj kategorie.

“Ne si Ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kemi në agjendën tonë legjislative hartimin e projektligjit për shërbime sociale dhe familjare dhe në këtë projektligj shpresojmë që t’i adresojmë dhe rregullojmë të gjitha çështjet e personave në nevojë dhe kategoritë e cenueshme. Ky projektligj në një kaptinë të veçantë do të adresojë edhe shërbimet e kësaj kategorie dhe me hyrjen në fuqi të këtij projektligji, të gjithë personat në nevojë, personat me aftësi të kufizuar, sindromën Down, viktimat e dhunës familjare dhe personat e cenueshëm do të kenë shërbime më të mira dhe në kohë të duhur”, tha Reçica.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, foli edhe për ndërtimin e qendrës së autizmit në Prishtinë, e financuar nga TIKA dhe Komuna e Prishtinës, të cilën e konsideroi si përmbushje të nevojës bazike që i ka munguar deri më tash vendit.

Ahmeti tha se tashmë tema e autizmit dhe sindromës Down nuk është tabu dhe se për këtë temë duhet të flasin të gjithë dhe të kontribuojnë në integrimin e kësaj kategorie.

“Fëmijët me autizëm janë fëmijë të veçantë, me përparësi të veçanta dhe thjesht ne duhet të flasim më shumë, të ndihmojmë më shumë, të ofrojmë solidaritetin dhe ndihmën tonë që, po e them edhe më tutje, integrimit të jetë i plotë, si në çerdhe, në shkolla, në jetën sociale në përgjithësi në shtetin tonë. Andaj, shfrytëzoj rastin ta falënderoj në mënyrë të veçantë edhe TIKA-n, e cila në mënyrë të veçantë na ka dalë në ndihmë në këtë drejtim”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se krahas mbështetjes së TIKA-s në në aspektin material, pritet të përcillen edhe përvojat nga qendra më e mirë e autizmit në Konya në qendrën që do të hapet në Kosovë.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, tha se nga aktivitete të tilla ndriçohen prindërit dhe fëmijët. Ai tha se mundësia e fëmijëve me autizëm dhe sindromën Down për të qëndruar të pavarur nuk është obligim vetëm i edukatorëve, por i gjithë shoqërisë.

“Uroj që ky projekt të jetë i dobishëm për të gjithë kosovarët. Ne si Turqi, shtetin dhe popullin vëlla të Kosovës do ta përkrahim dhe do t’i ndihmojmë që të fuqizohen edhe më shumë këto aktivitete. Do t’i ndihmojmë të gjitha institucionet dhe OJQ-të e Kosovës”, tha ambasadori Sakar.

Ky ishte moduli i tretë nga katër sa do të mbahen gjithsej në kuadër të trajnimit për edukimin special, i cili synon informimin dhe vetëdijesimin e aktorëve relevantë mbi autizmin dhe sindromën Down.

Në këtë tubim morën pjesë më shumë se 300 studentë dhe të interesuar nga të gjitha komunat e Kosovës.

Të ngjajshme

Shqipëri, haxhinjtë kthehen nga tokat e shenjta

Kushtrim Guraj

“Investimet në spitale janë për një mjekësi moderne në Kosovë”

Kushtrim Guraj

Rtv Pendimi ju uronë festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj

Indonezi, gruaja kurseu duke mbledhur mbeturina 26 vite për të udhëtuar në Haxh

Qëndrim Ibrahimi

Spanjë, shpëtohen 59 migrantë në Mesdhe

Kushtrim Guraj

Turqi, gjenden mbishkrime të lashta 883 vjet

Kushtrim Guraj

Studentët dhe nxënësit nga Shqipëria do të vizitojnë Turqinë

Kushtrim Guraj

Me karrocë drejt Haxhit: Rrëfimi i 34-vjeçarit nga Vushtrria, ëndrra e të cilit tanimë është realitet

Kushtrim Guraj

Edhe një doktore shkence i shtohet Kosovës

Hevzi Hasani